ndërtim
Në sheshin Skëndërbej do të ndërtohet, vetëm një kompani paraqet ofertë financiare
Edhe në sheshin Skëndërbej do të ndërtohet. Bashkia e Tiranës ka shpallur kompaninë fituese për ndërtimin e sheshit Skëndërbej. Tashmë, pritet që të fillojë puna për rikonceptimin e këtij sheshi. Sipas gazetës Shqip në tender kanë marrë pjesë tre firma, ku dy prej tyre nuk kanë dorëzuar ofertë. Firma fituese ka kërkuar nga Bashkia e Tiranës 527 milionë lekë të reja për ndërtimin e këtij sheshi.
Sipas dokumenteve, sheshi qendror do të jetë i mbyllur dhe i padukshëm deri në momentin kur dikush shkel brenda tij: një boshllëk në mes të kaosit të qytetit.
Z. Veliaj, Piramida nuk është Garazh
Para dy ditësh, Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj Erjon Veliaj, prezantuan një sërë masash ndëshkuese për ata qytetarë që ndotin hapësirat publike. Shumëkush mund edhe të ketë qeshur kur shikon kryetarin e bashkisë së një qyteti të rrëmujshëm si Tirana të paralajmërojë ndëshkim për ata që urinojnë rrugëve apo edhe presin pemë, apo flakin mbeturina në rrugë. Mirëpo kjo nismë duhet vetëm përshëndetur, pasi qyteti është i të gjithëve dhe ka një shumicë që e duan të pastër. Dhe të pastër e mbajmë të gjithë.
Kush po ndërton në rërë në Livadh të Himarës?
Fotoja përcillet nga ish-kryemimistri Sali Berisha që shkruan se hoteli është i Kokëdhimës dhe Edi Ramës. Përtej akuzave që duhen provuar, pyetja është: si lejohet një gjë e tillë?
https://www.facebook.com/SaliBerisha?ref=ts&fref=ts