dezertimi

Raportime për dezertimin në SHBA të shefit të kundëspiunazhit kinez

Postuar në 20 Qershor, 2021 17:39

Media të ndryshme raportojnë për disa informacione sipas të cilave zv. ministri kinez për Sigurimin Shtetëror, Dong Jingwei, ka dezertuar drejt SHBA. Ndonëse nuk ka konfirmim zyrtar nga asnjë prej shteteve në fjalë, mediat kanë referuar deklarimet e një ish-zyratri të Ministrisë kineze të Jashtme, dr. Han Lianchao, aktualisht aktivist në pro-demokracisë në Perëndim, sipas të cilit, Jingwei ka lënë Kinën.

Një libër për rehabilitimin e Michael Goleniewskit - dezertorit kryesor të Luftës së Ftohtë

Postuar në 24 Maj, 2021 13:12

Gazeta britanike “The Guardian” raporton për publikimin e afërt të një libri të ri me autor Tim Tate, nën titullin: Spiuni që u injorua. Libri në fjalë trajton historinë e jashtëzakonshme të Michael Goleniewski, një operativ dhe zyrtar i lartë i shërbimeve sekrete polake, që punoi për sovjetikët, mandej për Perëndimin derisa në fund dezertoi. Sipas të dhënave, Goleniewski ekspo

Dëshmorë dhe tradhëtarë që nuk ekzistojnë më

Postuar në 19 Nëntor, 2017 13:37

I ashtuquajturi dezertim i katër komandove shqiptare pas një stërvitjeje në Uells, ka kapur në befasi Ministrinë e Mbrojtjes, që thjesht sa ka depozituar një kallëzim penal. Pjesën publike, atë të raportit sqarues me opinionin, po e bën deri diku, ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë, Jeronim Bazo. Për të lënë mënjanë akuzat politike ndaj tij dhe ish-ministres Kodheli për radarët e mbulimit detar, dosje që është në prokurori, po sjellim një pasazh nga një intervistë e Bazos, dhënë dje për News24.

Korea e Veriu/Dezerton me gjithë familjen zv.ambasadori i vendit në Britaninë e Madhe

Postuar në 17 Gusht, 2016 18:23

Regjimi korean i Kim Jong Un ka nisur të pësojë rrjedhje serioze. CNN raporton se zv.ambasadori i Koresë së Veriut në Britaninë e Madhe,  Thae Yong Ho, ka dezertuar bashkë me familjen e tij. Ai është marrë nën mbrojtje nga qeveria e Koresë së Jugut, ku edhe është vendosur. Sipas njoftimeve të medias, Ho ka deklaruar se u largua nga vendi, pasi “ishte i lodhur nga regjimi i Kim Jong Un”. Kjo nuk është një gjë e rrallë për Korenë e Veriut, pasi edhe më parë zyrtarë të lartë janë larguar nga vendi, siç ishte rasti i ambasadorit në Egjipt në vitin 1997.

Subscribe to RSS - dezertimi