Korea e Veriu/Dezerton me gjithë familjen zv.ambasadori i vendit në Britaninë e Madhe

Postuar në 17 Gusht, 2016 18:23

Regjimi korean i Kim Jong Un ka nisur të pësojë rrjedhje serioze. CNN raporton se zv.ambasadori i Koresë së Veriut në Britaninë e Madhe,  Thae Yong Ho, ka dezertuar bashkë me familjen e tij. Ai është marrë nën mbrojtje nga qeveria e Koresë së Jugut, ku edhe është vendosur. Sipas njoftimeve të medias, Ho ka deklaruar se u largua nga vendi, pasi “ishte i lodhur nga regjimi i Kim Jong Un”. Kjo nuk është një gjë e rrallë për Korenë e Veriut, pasi edhe më parë zyrtarë të lartë janë larguar nga vendi, siç ishte rasti i ambasadorit në Egjipt në vitin 1997. Ikja e Ho është kryesore nga ato që kanë ndodhur nën regjimin e Jong Un, ndërkohë që vetëm për vitin 2016, drejt Koresë së Jugut janë larguar 749 persona. 

 

http://edition.cnn.com/2016/08/17/world/north-korea-diplomat-defects/ind...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.