Raportime për dezertimin në SHBA të shefit të kundëspiunazhit kinez
Media të ndryshme raportojnë për disa informacione sipas të cilave zv. ministri kinez për Sigurimin Shtetëror, Dong Jingwei, ka dezertuar drejt SHBA. Ndonëse nuk ka konfirmim zyrtar nga asnjë prej shteteve në fjalë, mediat kanë referuar deklarimet e një ish-zyratri të Ministrisë kineze të Jashtme, dr. Han Lianchao, aktualisht aktivist në pro-demokracisë në Perëndim, sipas të cilit, Jingwei ka lënë Kinën.
Nëse lajmi do të konfirmohet, atëherë ky do të jetë dezertori kinez me profilin më të lartë që I ka ikur regjimit në Pekin.
Dong Jingwei mori tre vjet më parë edhe përgjegjësinë për drejtimin e kundërspiunazhit, një pozicion shumë delikat nëse do të pranojmë si të vërtetë lajmin e dezertimit.
Add new comment