namibia

OKB miraton Paktin për të Ardhmen

Postuar në 25 Shtator, 2024 15:32

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi të dielën Paktin për të Ardhmen, një tekst 42 faqesh që përcakton sfidat me të cilat do të duhet të përballet komuniteti ndërkombëtar për një të ardhme paqeje dhe prosperiteti. Dokumenti është rezultat i një negocimi që filloi nëntë muaj më parë dhe u udhëhoq nga Gjermania dhe Namibia.

Fiset namibiane kërkojnë 470 miliardë euro nga Gjermania për genocidin e viteve 1884 - 1915

Postuar në 03 Qershor, 2021 16:43

 

1.1 miliardë euro për rindërtimin dhe zhvillimin e Namibisë së sotme, kështu premtoi para pak kohësh Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas. Ai e quajti këtë dhuratë një "gjest i njohjes" së krimeve koloniale kundër grupeve etnike Herero dhe Nama. Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, tha se do të kërkojë falje zyrtarisht në një ceremoni në parlamentin namibian.

Një ndjesë civile për ca miliona të vrarë

Postuar në 29 Maj, 2021 13:17

Këto dy javë në zemër të atij që pretendon se është rajoni i demokracisë liberale, që ka në themel të qytetërimit të vet të drejtat e njeriut, në Gjermani dhenë Francë, ka patur dy zhvillime shumë të ngjashme. Të dyja këto vende kanë njohur apo pranuar përgjegjësinë direkte për kryerjen e akteve të genocidit në Namibi dhe në Ruanda. Në Namibi, ka dorë Gjermania që qysh në fillim të shekullit të 20-të, në emër të qytetërimit të vet të shkëlqyer kualifikonte të drejtën e jetës nisur nga ngjyra e lëkurës dhe kraniometria.

Gjermania pranon se ka kryer gjenocid në Namibi

Postuar në 28 Maj, 2021 08:47

Gjermania ka pranuar për herë të parë gjenocidin e kryer kundër popullatave Herero dhe Namas në Namibi, gjatë epokës koloniale. Për këtë, Berlini do të dhurojë 1.1 miliardë euro për të nxitur zhvillimin e vendit afrikan.

Gjermania njeh Genocidin namibian

Postuar në 03 Shtator, 2019 12:23

Për herë të parë një zyrtar i lartë gjerman ka pranuar publikisht se ajo që ndodhi në Namibi mes viteve 1904-1918 ishte një genocid i kryer nga trupat ushtarake të Gjermanisë Perandorake. I ndodhur në një vizitë në Namibi, ministri për Zhvillimin, Gerd Mueller ka ngritur në një shkallë më lart njohjen nga Gjermania të përgjegjësisë për masakrimin e popullisve Herero dhe Nama.

Gjermania do të njohë genocidin e kryer prej saj në Namibi

Postuar në 05 Gusht, 2016 16:26

Gjermania do të njohë më në fund atë që shpesh quhet si “Aushvici afrikan”, apo genocidi mbi popullsinë e Nambisë, kryer rreth 30 vjet para fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Ministria e Jashtme gjermane po punon për adoptimin e një deklarate të përbashkët me qeverinë namibiane që do të përfshijë për herë të parë, ndjesën zyrtare të Berlinit për asgjësimin fizik të rreth 100 mijë pjesëtarëve të tribuve Herero dhe Nama, që u rebeluan kundër dominimit gjemran në vitet 1904 dhe 1907.

Subscribe to RSS - namibia