Gjermania do të njohë genocidin e kryer prej saj në Namibi

Postuar në 05 Gusht, 2016 16:26

Gjermania do të njohë më në fund atë që shpesh quhet si “Aushvici afrikan”, apo genocidi mbi popullsinë e Nambisë, kryer rreth 30 vjet para fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Ministria e Jashtme gjermane po punon për adoptimin e një deklarate të përbashkët me qeverinë namibiane që do të përfshijë për herë të parë, ndjesën zyrtare të Berlinit për asgjësimin fizik të rreth 100 mijë pjesëtarëve të tribuve Herero dhe Nama, që u rebeluan kundër dominimit gjemran në vitet 1904 dhe 1907. Gjermania ka përjashtuar çdo formë dëmshpërblimi pasi sipas saj ndihma ekonomike dhënë Namibisë në vite e kompeson çdo kërkesë të tillë. Genocidi mbi tributë në fjalë është ndër episodet më të trishta, më të turpshme dhe më kriminale të shekullit të 20-të. Më poshtë një dokumentar i BBC-së që hedh dritë mbi këtë krim të pashlyeshëm, një ndër të shumtët me të cilët bota e qytetëruar mbushi shekullin e 20-të.

http://www.avvenire.it/Cultura/Pagine/NAMIBIA---3.aspx

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.