Gjermania njeh Genocidin namibian
Për herë të parë një zyrtar i lartë gjerman ka pranuar publikisht se ajo që ndodhi në Namibi mes viteve 1904-1918 ishte një genocid i kryer nga trupat ushtarake të Gjermanisë Perandorake. I ndodhur në një vizitë në Namibi, ministri për Zhvillimin, Gerd Mueller ka ngritur në një shkallë më lart njohjen nga Gjermania të përgjegjësisë për masakrimin e popullisve Herero dhe Nama.
Është detyra jonë që të mos harrojmë, por të punojmë përmes historisë koloniale gjermane dhe të fuqizojmë procesin e pajtimit. Është ndërkohë e qartë se krimet dhe gjërat e neveritshme e kryera mes viteve 1904-1918 përbënin atë që ne sot e quajmë Genocid
citohet të jetë shprehur Mueller.
Mediat shkruajnë se kjo është hera e parë që një zyrtar i lartë gjerman e bën një gjë të tillë. Deri më sot Gjermania ka njohur përgjegjësinë morale për vrasjet, por ka refuzuar të kërkojë falje për vrasjen e mbi 75 mijë njerëzve, që OKB-ja i klasifikon si genocidi i parë i shekullit të 20-të. Akualisht qeveria gjermane dhe ajo nambiane janë në diskutime konfidenciale për këtë çështje dhe në vitin 2018 Gjermania dorëzoi kafkat namibiane të ekspozuara në muzetë e saj, që ekspozoheshin si shenjë e inferioritetit të rracës afrikane.
Add new comment