Bruçaj
Ikja e mjegullt e Skënder Bruçajt
“Mes kandidatëve ka më të mirë se unë. U tërhoqa për të hapur edhe një rrugë të re. Ju falënderoj shumë për interesin tuaj”.
Kështu e ka shpjeguar Skëndër Bruçaj tërheqjen nga gara për një mandat të dytë në krye të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Duke ftuar votuesit të zgjedhin atë që ata mendojnë se është më i miri për interesin e institucionit, ai ka theksuar: Unë jam vetëm një nga ju dhe dëshiroj të vazhdoj i tillë".
Kreu i KMSH-së, Bruçaj: Po t'i kishim vetë paratë, do ta kishim bërë ndryshe Xhaminë e Namazgjasë
Christian Science Monitor i ka kushtuar së fundmi një shkrim Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë. Pas një hyrjeje prezantuese, që flet për investimin dhe stilin osman të saj, organizata në fjalë, e vë theksin te ndarja që ky objekt i ri ka prodhuar në Shqipëri. Xhamia konsiderohet si një objekt i domosdoshëm për besimtarët që ndonëse janë katërfishuar kanë po aq xhami sa ç’kishin në vitin 1960.
A po mbahet në vëzhgim kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bruçaj?
Sot është shpërndarë përmes e-mailit një opinion i Ayhan Demir i gazetës turke pranë presidentit Erdogan, Yeni Akit. Autori që është i njohur për analizimin e raprteve të gulenistëve me pushtetin turk, shkruan për të disatën herë për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj.
Bruçaj për VOA: Tirana nuk mund të zgjidhë problemet e Turqisë
I përfolur si një nga njerëzit kryesorë të rrjetit të Fetullah Gylen në Shqipëri, kryetari i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj ka komentuar për herë të parë arrestimet në Kosovë dhe kërkesën e autoriteteve turke që edhe Shqipëria të dorëzojë personat e listuar nga Ankaraja si pjesëmarrës në grushtin e dështuar të shtetit.
Reagon kryetari i KMSH-së, Skënder Bruçaj: U bëftë ajo që është me e hajrit për popullin turk
Reagimeve për ngjarjet në Turqi u është shtuar edhe ai i kryetarit të Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj. Indodhur në SHBA me ftesë të Departamentit të Shtetit Amerikan në Washington D.C. me rastin e festës së Fitër Bajramit, Bruçaj ka reaguar me një postim në facebook, duke mos u pozicionuar politikisht, por duke uruar për normalizimin sa më shpejt të situatës.