A po mbahet në vëzhgim kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bruçaj?
Sot është shpërndarë përmes e-mailit një opinion i Ayhan Demir i gazetës turke pranë presidentit Erdogan, Yeni Akit. Autori që është i njohur për analizimin e raprteve të gulenistëve me pushtetin turk, shkruan për të disatën herë për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj.
Demir përsërit se Bruçaj është gulenist i bindur, aq sa edhe opinioni titullohet: Çfarë thotë ky FETO-shi?,- përcaktim që priret ta kthejë në neologjizëm fjalën fetosh. Demir ka marrë në shqyrtim disa deklarata të Bruçajt në dy daljet e fundit televizive, ku ai nuk e ka fshehur respektin për Fetullah Gulen duke mos kursyer kritikën e imët ndaj qeverisë kosovare për aktin e dorëzimit të gjashtë shtetasve turq në Kosovë të dyshuar si gulenistë. Ja një pasazh nga shkrimi i Demir:
Pyetjes se “A e keni vizituar Turqinë dhe Stambollin rregullisht dhe pa probleme?”, kryetari i KMSH Bruçaj i përgjigjet kështu: ” Rregullisht, pa hasur ndonjë problem. Isha në Stamboll dy apo tre muaj më parë”.
Tani, pyetja që duhet bërë është:
A janë të sakta deklaratat e Bruçajt? A mund të vijë në Turqi kaq lirshëm? A bashkëpunon Komuniteti Musliman i Turqisë me këtë FETOSH dhe me KMSH që ai drejton?
A janë në dijeni për deklaratat e këtij personi që citova?
Tani, le ta mbyllim shkrimin duke sjellë një çështje tjetër në vëmendje.
Thuhet se: disa komunitete dhe grupe në Turqi, janë duke paguar pagat e disa imamëve që janë të lidhur me KMSH. Kështu, në mënyrë indirekte, ndihmohet KMSH e cila është në kontrollin e FETO-s
Ky paragraf shtron disa pyetje. Së pari çështja e pagesave lidhet drejtpërdrejt me me sigurinë në vend. Prej shumë kohësh flitet e përflitet për financimet e paqarta të komuniteteve fetare në Shqipëri. Tani kemi një akuzë direkte nga një media pranë pushtetit turk që pretendon se imamë kryesorë në krye të KMSh-së paguhen nga jashtë. Paratë vijnë përherë të kushtëzuara me kërkesa dhe këtu çështja tjetër është se çfarë synohet me këto pagesa? Gulen përfaqëson një rrymë të islamit politik dhe kjo është jo pa rëndësi në një vend si Shqipëria që të trajtohet si temë publike.
Nga ana tjetër, opinioni i Demir nuk mund të shihet i shkëputur si ndonjë preferencë tematike e autorit në fjalë. Pak ditë më parë ambasadori turk në Tiranë, foli sërish për gulenistët në Shqipëri, duke përsëritur kështu një kërkesë këmbëngulëse të Ankarasë për pastrimin e vendit nga rrjeti i tyre. Deklarata e tij pason atë të kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se qeveria shqiptare po i vëzhgon me kujdes gulenistët. A po mbahet në vëzhgim edhe Skënder Bruçjaj që akuzohet nga Turqia zyrtare si gulenist?
Do të ishte me të vërtetë një prag skandali nëse pushteti në Tiranë po bën tregëti të tillë jo vetëm pse vepron për llogari të pushtetit të Erdogan, por edhe sepse deri më sot nuk ka bazë ligjore për ta bërë këtë gjë. Organizat FETO nuk trajtohet si terroriste nga qeveria shqiptare, ajo ka vepruar prej kohësh këtu nën zbatim të ligjit. Ndaj çështja në fjalë kërkon sqarime qëër publikun nuk janë dhënë ende. Është për t’u shpresuar se në Shqipëri nuk do të shihen raste si ai i Kosovës ku në fakt shtetasit turq u rrëmbyen për t’u dërguar në Turqi ku gjykohen si puçistë. Përndryshe edhe kjo politikë ekuilibri nuk është ndonjë gjetje shumë e zgjuar pa folur për faktin se miqësia personale mes Ramës dhe Erdogan nuk mund të shpjegohet deri në fund pa përfshirë në ekuacion edhe çështjen e FETO-s.
Add new comment