yeni akit
“Yeni Akit”: Turqia nuk ia diti vlerën Nishanit dhe Metës. Rama nuk dihet ç’është
Një gazetë konservatore turke, e njohur për qëndrimet pranë presidentir aktual, Erdogan, sjell në vëmendje vizitën e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta në Turqi. Kolumnisti Ayhan Demir, i gazetës “Yeni Akit”, kujton madje se edhe presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj, u dekretua nga Stambolli.
Analisti në fjalë e mban thelbin e shkrimit në faktin e njohur se kur vjen puna për Kosovën dhe Shqipërinë, Ankaraja zyrtare ndjek politika bazuar mbi një person.
E thërrasin apo viziton Turqinë? Media pranë Erdoganit: Edi Rama luan me dy porta
Anadolu Agency publikoi një lajm spikatës në 25 shtator. Të paktën ia arriti të tërheqë vëmendjen time. Së pari le ti hedhim një sy titullit: “Në Shqipëri u mbyllën disa shkolla në lidhje me FETO-n.” Tani le të shohim fillimin e lajmit: “Këshilli i Ministrave të Shqipërisë ka vendosur të mbyllë veprimtarinë e tre shkollave në lidhje me Organizatën Terroriste FETO që operojnë në vend.”
A po mbahet në vëzhgim kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bruçaj?
Sot është shpërndarë përmes e-mailit një opinion i Ayhan Demir i gazetës turke pranë presidentit Erdogan, Yeni Akit. Autori që është i njohur për analizimin e raprteve të gulenistëve me pushtetin turk, shkruan për të disatën herë për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj.
Gazeta pranë Erdogan, sulm dhe akuza të rënda për kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë
Gazeta turke pranë pushtetit të presidentit Recep Tayyip Erdogan, “Yeni Akit” publikonte në datën 2janar të këtij viti një shkrim që është fund e krye një sulm biografik ndaj kreut të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj. Autor është Ayhan Demir, i njohur për përqendrimin në tema që kanë të bëjnë me Shqipërinë. Shkrimi është shpërndarë po ashtu i përkthyer shqip përmes e-mailit dhe aty akuzohet Bruçaj si njeri i Fetullah Gulenit në vendin tonë.