“Yeni Akit”: Turqia nuk ia diti vlerën Nishanit dhe Metës. Rama nuk dihet ç’është

Postuar në 12 Qershor, 2022 21:49

Një gazetë konservatore turke, e njohur për qëndrimet pranë presidentir aktual, Erdogan, sjell në vëmendje vizitën e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta në Turqi. Kolumnisti Ayhan Demir, i gazetës “Yeni Akit”, kujton madje se edhe presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj, u dekretua nga Stambolli. 

Analisti në fjalë e mban thelbin e shkrimit në faktin e njohur se kur vjen puna për Kosovën dhe Shqipërinë, Ankaraja zyrtare ndjek politika bazuar mbi një person. 

Fatkeqësisht, Turqia në politikat e saj në përgjithësi në Ballkan, e në veçanti në marrëdhëniet e saj me Kosovën dhe Shqipërinë, ndjek një politikë unipolare dhe orientuar krejtësisht tek një person.
Për shembull, për Kosovën përveç Hashim Thaçit e për Shqipërinë përceç Edi Ramës nuk pranohet (nuk merret në konsideratë) asnjë bashkëbisedues tjetër.
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka ardhur në vendin tonë për një vizitë jozyrtare. Megjithatë, ai nuk ka gjetur askënd për t'u takuar, përveç kreut të partisë kryesore opozitare dhe disa kryetarëve të bashkive të zgjedhur nga kjo parti.

Ftesa për të marrë pjesë në një forum dhe që justifikoi këtë vizitë erdhi nga partia kryesore opozitare. Ai deri më tani nuk ka marrë asnjë ftesë nga krahu i partisë në pushtet. Në fakt, Presidenti ynë (Erdogani) nuk u takua me të gjatë udhëtimit të tij të fundit në Shqipëri (Janar 2022).
Kush e di, e di që: Ilir Meta është bir i një familjeje shqiptare. Gjyshi i tij ka kaluar 50 vite të jetës së tij në Stamboll. Nga ana tjetër Edi Rama herë thotë se është ateist e herë i krishterë

shkruan ndër të tjera autori. 

Në këtë kuadër autori vë në dukje se edhe me këtë profil, vizita e Metës shqetësoi disa njerëz në Turqi që nisën të shkruajnë në rrjete sociale lloj lloj gjërash të pavërteta. Për ta davaritur këtë turbullirë, Demir sqaron se: 

Ka një injorancë të madhe dhe një dezinformim që rezulton. Kush e di, e di: Po kështu në raundin e katërt të votimit u zgjodh edhe Bujar Nishani (Bujar Nishani), i cili ishte paraardhësi i Ilir Metës, që  u nda nga jeta më 29 maj. Edhe komunikimi ynë (i Ankara-së) me të ndjerin Nishanin, i cili ishte një burrë shteti i ndershëm dhe parimor dhe një mysliman i mirë, ishte shumë i kufizuar.

Gjithmonë e themi që: Mbrojtja e Stambollit fillon nga Shkodra, Prizreni dhe Sarajeva. Për këtë arsye, marrëdhëniet tona me Shqipërinë, Kosovën dhe Bosnjën janë çështje e sigurisë tonë kombëtare dhe që duhet të kryhen në nivel vëllazëror. Nuk mund dhe nuk duhet t'i sakrifikohet konflikteve të politikës së brendshme dhe ambicieve të pak këshilltarëve.
Ne nuk ua ditëm vlerë as të ndjerit Bujar Nishani dhe as Ilir Metës, të paktën t’i dalim për zot Bajram Begës. Të mos e shtyjmë në prehërin e FETO-s apo armiqve të tjerë të Turqisë

Çfarë po ndodh? Po sqarohet një keqkuptim informativ, por edhe po sugjerohet një ndryshim kursi. Mbi kritere fetar, por edhe mbi faktin se marrëdhëniet që cilësohen si strategjike nuk mund të ndërtohen mbi investimin në një njeri që nuk dihet se çfarë përfaqëson. Të paktën në perceptimin e një segmenti të mjedisit politik turk. Po kështu meriton vëmendje nënvizimi i Demir mbi faktin se politika turke orientohet tek Edi Rama nisur nga lobimi i ndonjë këshilltari të Erdogan dhe se aty nuk ka realisht diçka strukturore. 

s.zaimi

Comments

Submitted by Abdi (not verified) on

Yeni akit eshte si 55 vaktit ketu. Te marresh nje mendim nga ajo eshte njesoj si te kesh nje mendim nga Xhelal Mziu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.