Ikja e mjegullt e Skënder Bruçajt
“Mes kandidatëve ka më të mirë se unë. U tërhoqa për të hapur edhe një rrugë të re. Ju falënderoj shumë për interesin tuaj”.
Kështu e ka shpjeguar Skëndër Bruçaj tërheqjen nga gara për një mandat të dytë në krye të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Duke ftuar votuesit të zgjedhin atë që ata mendojnë se është më i miri për interesin e institucionit, ai ka theksuar: Unë jam vetëm një nga ju dhe dëshiroj të vazhdoj i tillë".
Në fakt tërheqja e Bruçajt dyshohet se ka arsye më të thella, pasi ai është konsideruar si klerik i krahut gylenist, për të cilët Ankaraja ka ushtruar vazhdimisht presion ndaj Tiranës. Kujtojme se nga gara është tërhequr edhe myftiu i Kukësit, Islam Hoxha.
Në garë për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar janë
Ylli Gurra - myftiu i Tiranës
Bujar Spahiu - nënkryetar i KMSH
Gramoz Blliku - myftiu i Lushnjës
Zgjedhja do të bëhet me votë të fshehtë nga ana e 35 myftinjve, 12 anëtarët e kryesisë së KMSH-së dhe 45 anëtarë të shoqërisë civile.
Add new comment