Kreu i KMSH-së, Bruçaj: Po t'i kishim vetë paratë, do ta kishim bërë ndryshe Xhaminë e Namazgjasë

Postuar në 20 Shtator, 2018 00:40

Christian Science Monitor i ka kushtuar së fundmi një shkrim Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë. Pas një hyrjeje prezantuese, që flet për investimin dhe stilin osman të saj, organizata në fjalë, e vë theksin te ndarja që ky objekt i ri ka prodhuar në Shqipëri.  Xhamia konsiderohet si një objekt i domosdoshëm për besimtarët që ndonëse janë katërfishuar kanë po aq xhami sa ç’kishin në vitin 1960.

Gjithësesi ndërhyrja turke është një problem që nuk mund të neglizohet. Dhe interesante është se kundër këtij projekti – ose më mirë kundër nëse do të kishte mundësi financimi – është edhe kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj.

Nëse ne do të kishim paratë, do të kishim bërë diçka ndryshe. Por gjërat ishin vendosur më parë…nuk është e lehtë për ne

shprehet  Bruçaj, që dëshmon kështu shenja të pakënaqësisë me Tiranën zyrtare e cila autorizoi një ndërtim të kësaj natyre.

Mungesa e parave dhe loja me objektet e kultit që bëhet në Shqipëri lexohet mirë edhe nga qyetarët që flasin për CSM:

Kjo tregon se jemi të dobët

shprehet  dikush, duke vënë gishtin në plagë.

Roli i Erdoganit në këtë histori nuk ka për t’u harruar dhe bashkë me të edhe ai i dorëzanësit të Tiranës, kryeministrit Edi Rama. Zëra kundër lojërave dhe show të Erdogan vijnë edhe nga universiteti “Epoka”, që është i afërt me turqi.

Do të ishte e paimagjinueshme që të shikonim presidentin e Italisë në hapjen e një kishe katolike

citohet  Niuton Mulleti, lektor në këtë universitet.

Në shkrim përmendet edhe bashkëpunimi I Edi Ramës për largimin e gulenistëve, një nënshtrim ndaj “vëllait të madh”. Sa për xhamitë, Lubonja ka një mendim tjetër. Sipas tij, ato nuk janë problem, pasi në Shqipëri ka një fe tjetër:

Kullat janë simboli i besimit tonë të ri fetar

është shprehur ai.

E teksa qeveria e Tiranës lëshon iradenë për ndërtimin e objekteve të tilla, besimi i saj fetar sipas Lubonjës do kuptuar te paratë dhe xhepat e fryrë. Fundja pas lustrës së qytetërimit përherë qëndron era e keq e kartëmonedhave. Nuk ka ndonjë risi këtu.

Comments

Submitted by Taras (not verified) on

Ky eshte nje charlatan. Ne vend qe te flasi drejte e rri shtrember nxjerr mllefin e tij si Gylenist me Erdoganin. Cfare arkitekture do e bente ? Arabe ? Sepse ne Ballkan arkitetktura Osmane eshte e pranishme kudo, jemi pjese e saj, duam apo nuk na pelqen neve.
Me fizionomine e tij si kinez Bru Ca Ji ndoshta do te donte qe XIAO Li te priste shiritin

Submitted by r.th. (not verified) on

Kesaj i thone, pas pilafit! Sa pa nisur kjo xhami, u botua ne shtypin shqiptar vetem ndonje artikull i vaket dhe thjesht vetem lajme per ndertimin e kesaj xhamie. Nje shkrim te thjeshte e pa emocione mbi projektin (negativ) otoman te kesaj xhamie dhe efektin pozitiv te nje xhamie me projekt modern europian (si ajo e Kelnit), i kam nisur une vet shume gazetave asaj kohe. Asnjera nuk e botoi, cfare tregonte se shumica e shtypit shqiptar mbahet permes kapitalit turk erdoganas. Jam i sigurte se do te kete patur me dhjetra shkrime nga shume njerez kundra ketij projekti, qw tw kujton vetem sundimin osman, mirpo vete fakti qe asaj kohe neper gazeta nuk kishte shkrime te tilla, tregon se kryesuesit e gazetave shqiptare jane te shitur tek klani Rama-Erdogan. Tani kujtimin e sundimit osman qe u dhuroi Erdogani le ta mbajne me shendet! Dhe ne vend qe te thone se perandoria osmane ishte pushtuese, te thone tani se ata erdhen e na cliruan nga ... alienet! Vend per humor ka perhere me te shiturit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.