Xhafaj

17 tonët e ditëve të fundit, provojnë gjysmëlegalizimin e kanabisit në katër vite

Postuar në 12 Prill, 2017 14:38

12 tonë drogë në Përmet dhe 5 tonë në Skrapar, zona këto që nuk kanë qenë edhe aq prezente për kultivimin dhe trafikun e kanabisit, provojnë atë situatë të gjysëm ligërimit që shoqëroi drejtimin nga Sajmir Tahiri të Ministrisë së Brendshme. Në Skrapar u njoftua edhe kapja e një laboratori, ndërkohë që vetë magazinimi I një sasie të këtillë kërkon kohë, njerëz, angazhim, lëvizje. Të gjitha janë pra gjurmë eventuale për një hetim policor që duket se nuk ka ecur. Sado që kryeministri u përpoq të mbronte ministrin e larguar, kapjet e tanishme, ofrojnë një pamje krejt tjetër.

Apologji publike nga Xhafaj: Kam qenë hetues, por jo dhunues

Postuar në 20 Mars, 2017 18:00

Pas dekretimit nga Presidenti Nishani si Ministër i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka sqaruar me një deklaratë publike  akuzat mbi të kaluarën e tij si hetues i Prokurorisë Krujës. Deklarata vjen si përgjigje ndaj rezervave të shprehura nga Nishani për figurën e tij, duke përcjellë edhe mesazhin se nuk ka ndërmend të tërhiqet.

Xhafa i preferuari i ndërkombëtarëve, apo garancia e Ramës kundër Metës?

Postuar në 13 Mars, 2017 15:23

Mes katër emrave të propozuar për të zëvendësuar emrat e ministrave të larguar nga kryeministri, ai i Fatmir Xhafës ka tërhequr më shumë vëmendjen. Dhe në fakt këtë e ka bërë vetë mazhoranca, konkretisht PS-ja me mjetet e veta mediatike, duke dashur të sqarojë se atuja kryesore e Xhafës në detyrën e re është mbështetja ndërkombëtare. Madje i preferuari i tyre për të për rolin që ai presupozohet se pati në reformën në drejtësi.

PS-ja, e interesuar për alibi/Nuk ka nevojë për Pazar për Vettingun – rasti i numrave IMEI flet qartë

Postuar në 30 Nëntor, 2016 11:45

Për ata që duan të kuptojnë hallin ku e fut veten Edi Rama dhe mënyrën sesi do të dalë prej tij, lexoni atë që thotë Taulant Balla, ose Fatmir Xhafaj. I pari të bën edhe të qeshësh, kurse i dyti, të vdesësh së qeshuri. Pasi si jurist, ish-ministër I Drejtësisë dhe kryetar i Komisionit të Ligjeve, disa kapërcime nuk gëlltiten kaq kollaj kur i thotë z. Xhafaj që "i di gjërat mirë". 

Funksionimi anormal i koalicionit PS-LSI "shitet" si normalitet

Postuar në 24 Korrik, 2016 10:41

Në një vend normal, piruetat e Ilir Metës kundër qeverisë do kishin sjellë një prishje të koalicionit dhe ndarje përfundimtare të PS me LSI-në. Publikisht Ilir Meta rriti tonet ndaj partnerit në koalicion, duke përcjellë mesazhe në distancë për bashkëkryetarin e Aleancës, me të cilin komunikimi duket se është në ditë të vështira.

Xhafaj: Ekspertë ndërkombëtarë do të marrin pjesë direkt në hetimin e çështjeve

Postuar në 15 Shtator, 2015 09:27

Roli i ndërkombëtarëve në proçesin e reformës në drejtësi, por dhe vullneti politik i mazhorancës do të garantojë finalizimin me sukses të saj, pas dy dështimeve në 2008 dhe 2012. Fatmir Xhafaj, njeriu kyç në këtë reformë, i cili e konsideron edhe si një angazhim të jetës së tij politike kryerjen e saj, argumenton se pse shqiptarët duhet të kenë besim se ky sistem do të bëhet. “Ndryshe nga herët e tjera edhe në metodologji ka një gjë krejt ndryshe.

Ndryshon Kushtetuta, shkrihet Prokuroria e Krimeve të Rënda

Postuar në 22 Gusht, 2015 15:05

S’ka më dyshime që në fund të këtij viti Kushtetuta e Shqipërisë do të ketë ndryshuar. Në "Vizion Plus" kryetari i Komisionit te Posaçëm për Reformën në Drejtës,i Fatmir Xhafaj, sqaron se me fillimin e sesionit ndërhyrja ne ligjin themeltar të shtetit do te jetë parësore, pasi ekspertet po punojnë për ketë reforme prej 9 muajsh. Por sipas tij ndryshimet në kushtetute nuk do të prekin vetëm kapitujt e nenet që kanë të bëjnë me institucionet e drejtësisë por do të rregullohen edhe problematika që janë shfaqur gjatë kohëve të fundit.

Pages

Subscribe to RSS - Xhafaj