vizita

Agjencia ukrainase: Ditmir Bushati viziton Ukrainën në shkurt 2018

Postuar në 17 Janar, 2018 10:17

Ministri i Jashtëm dhe për Evropën, Ditmir Bushati pritet të vizitojë Ukrainën më 22-23 shkurt të këtij viti. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia ukrainase “Interfax” dhe I referohet deklaratave të ministrit të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

Ministri i Diasporës në rreth të kuq

Postuar në 16 Janar, 2018 13:27

Vizita e ministrit shqiptar të Diasporës, Pandeli Majko në Ukrainë nuk kishte si të kalonte pa u vënë re, për më tepër që vetë stafi u kujdes të postonte fotografi nga kjo vizitë ku natyrisht nuk munguan tonet patriotike.

Dekori është ai që kërcet, pasi në shkollën ku mësojnë fëmijët e diasporës shqiptare në zonën e Odesës është e ekspozuar një hartë e asaj që nga disa aktorë rajonalë quhet Shqipëria e Madhe. 

Vuçiç në Moskë, një hap më tej në miqësinë me Rusinë

Postuar në 19 Dhjetor, 2017 19:38

Mediat serbe raportojnë sot për vizitën e presidentit Aleksander Vuçiç në Rusi dhe për mesazhet e përcjella prej tij pas takimit me homologun rus, Vladimir Putin. 

Zbardhet axhenda e vizitës së Erdogan në Greqi

Postuar në 02 Dhjetor, 2017 17:27

Rexhep Taip Erdogan do të jetë në Greqi më 7 dhe 8 dhjetor me ftesë të Presidentit grek, Prokopis Pavlopulos. Presidenti turk do të takohet me udhëheqjen politike të vendit dhe do të vizitojë zonën e Trakës ku jeton një minoritet fetar i besimit islam. Për palën greke dialogu me fqinjët është i rëndësishëm, sidomos në një kohë të vështirë për marrëdhëniet midis dy vendeve.

Dhjetëra të arrestuar para vizitës së Erdogan në Athinë

Postuar në 28 Nëntor, 2017 21:08

Pak ditë para mbërritjes në Athinë të presidentit turk Erdogan, Sektori i Antiterrorit të Policisë greke kreu një operacion në shkallë të gjerë në Pagrati dhe Kalithea, duke kryer nëntë arrestime të njerëzve që sipas informatave  janë anëtarë të organizatës DHKP -C (Partia Çlirimtare e Popullit Revolucionar - Front). Kjo organizatë është jashtë ligjit në Turqi dhe në të gjitha listat e organizatave terroriste të SHBA-ve, Bashkimit Evropian dhe natyrisht Turqisë.

Presidenti Ilir Meta, vizitë zyrtare në Maqedoni

Postuar në 15 Nëntor, 2017 12:06

Presidenti Ilir Meta do të jetë zyrtari i parë shqiptar që do të vizitojë Maqedoninë që nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura në këtë vend. Presidenca shqiptare njofton se vizita është planifikuar tashmë dhe se ajo do të zhvillohet. Vizita ka rëndësinë e vet politike mes dy vendeve që kanë disa probleme me njëri – tjetrin dhe në kushtet kur qeveria e Zoran Zaevit ka bërë disa premtime për të drejtat e shqiptarëve. Ndërkohë paraprakisht në disa mjedise shqiptare në Maqedoni po flitet për një dekorim të mundshëm të kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Sulejam Rexhepi, që kundërshtohet.

Greqia sërish në qendër të politikës amerikane në rajon

Postuar në 25 Tetor, 2017 08:56

Greqia duket se ka promovuar me një lëvizje të vetme imazhin dhe kredibilitetin e vet në botë, të dëmtuar rëndë pas krizës financiare të vitit 2008. Ndonëse në krye të vendit është një kryeministër që vjen nga një ideologji e ekstremit të majtë, dyert e zyrave të rëndësishme në botë po hapen për të dhe në këtë kuadër duhet parë një zhvillim që patjetër influencon edhe mbi Shqipërinë.

Netanyahu: Izraeli nuk do të lejojë vendosjen e Iranit në Siri

Postuar në 17 Tetor, 2017 23:51

Kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu ka përcjellë për Kremlinin një mesazh politik për Teheranin zyrtar: Izraeli nuk do të lejojë që Irani të vendoset në Siri.

Mediat izraelite raportojnë për një takim mes Netanyahut dhe ministrit të Mbrojtjes, Avigdor Lieberman me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, gjatë të cilit kreu izraelit ka kërkuar që “ky mesazh të kuptohet nga Irani”.

Thaçi e Meta presion BE-së: Nënshtetësi shqiptare për gjithë kosovarët

Postuar në 11 Tetor, 2017 12:50

Vizita e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta në këtë të mërkurë në Kosovë kulmoi me deklaratën e homologut Hashim Thaçi se ka kërkuar nga kreu i shtetit shqiptar t’u japë nënshtetësi shqiptare të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Sipas tij, ky është opsioni i vetëm që ka Kosova në kushtet e izolimit klasik nga Bashkimi Evropian. “Kam përshtypjen se është në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar dhe atë europian”-deklaroi Thaçi.

Erdogan në Serbi: “Të ndërtohet sa më shpejt rruga Beograd-Sarajevë. Nuk ka probleme në Sanxhak”

Postuar në 11 Tetor, 2017 08:50

Vizita e presidentit turk, Recep Tayyip Erdgan në Serbi ka tërhequr vëmendje jo të vogël mediatike. Presidenti turk do të qëndrojë dy ditë në Serbi dhe përpara mbërritjes ka nisur mesazhet e para përmes një editoriali në gazetën beogradase “Politika”.

Turqia dhe Serbia janë dy vende kyçe në Ballkan dhe bashkëpunimi mes tyre ka rëndësi kyçe për mbajtjen e stabilitetit, paqes dhe progresit në rajon dhe përmes tij në Europë”, citon “B92”, presidentin turk.

Pages

Subscribe to RSS - vizita