vizat

Korrupsioni, krimi dhe demarkacioni, pengesat e kosovarëve për të lëvizur në Europë

Postuar në 13 Shtator, 2016 10:57

Ambasada e Gjermanisë ka ripërsëritur se vetëm atëherë kur të plotësohen kriteret e vëna nga Bashkimi Evropian, mund të liberalizohen vizat.  Kushti është që Kosova do të duhet të ratifikojë Marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi dhe të fuqizojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Firmoset marrëveshja e lehtësimit të vizave me Kinën

Postuar në 26 Gusht, 2016 13:59

Shqipëria dhe Kina kanë firmosur marrëveshjen e lehtësimit të vizave që është konsideruar si shprehje e “miqësisë tradicionale mes të dyja vendeve”. Akti është firmosur gjatë vizitës së ministrit shqiptar të Jashtëm, Ditmir Bushati në Kinë, ku është takuar edhe me homologun, Wang Yi.

Nuk ka më shqiptarë që lëvizin me vizë në Europë

Postuar në 04 Maj, 2016 14:08

Që sot e tutje nuk ka më shqiptarë të Ballkanit që lëvizin me viza në Europë. Muri i fundit ka rënë me rekomandimin e mirautr sot nga Komisioni Europian që qytetarët e Kosovës, të pajisur me pasaporta biometrike, të lëvizin lirisht në Europë, për një periudhë qëndrimi 90 ditore.

Alla turka, Davutoglu: Pa heqjen e vizave, marrëveshja për refugjatët bie

Postuar në 19 Prill, 2016 13:54

Turqia ka kapur momentin e vështirë të Europës dhe po e shfrytëzon në maksimum. Kryeministri Ahmet Davutoglu ka paralajmëruar sot se marrëveshja për emigrantët mund të pezullohet nëse Bashkimi Europian nuk heq kufizimet për lëvizjen pa viza për qytetarët turq duke nisur që nga muaji qershor. “I përmbahem bindjes sime se, me vullnetin e Zotit, ne do të kemi heqjen e vizave në muajin qershor.

BE-ja do të rikthejë vizat për shtetasit e SHBA-së

Postuar në 08 Prill, 2016 14:38

Bashkimi Europian ka ndërmend të vendosë regjimin e vizave për shtetasit amerikanë. “Euobserver” raporton se mbledhja për këtë çështje pritet të mbahet javën që vjen dhe kjo konfirmohet nga një zëdhënëse e Komisionit Europian. Arsye për këtë vendim është fakti se SHBA aktualisht mban regjim vizash për pesë shtete që janë pjesë e BE-së, ndaj ky i fundit do të aplikojë parimin e reciprocitetit.

Gjyqtarët e korruptuar shqiptarë ndalohen të hyjnë në SHBA, Manjani parlajmëron shkarkime

Postuar në 03 Mars, 2016 10:34

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të ndjekin një mënyrë indiriekte për të treguar se kush janë të korruptuarit në radhët e gjyqësorit shqiptar. Atyre u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara dhe sipas ambasadorit Lu, çdo të korruptuari nga rradhët e gjyqësorit do t’i refuzohet viza amerikane. “Korrupsioni është prioritet kryesor i qeverisë së SHBA –së në Shqipëri. Ne jemi duke marrë masat tona. Së bashku edhe me shoqërinë civile...Vitin e kaluar ne pamë se si partitë politike hoqën disa  kriminelë nga zgjedhjet. Disa të tjerë të korruptuar apo me të shkuar kriminale.

E quajnë politikë europiane. Liberalizohen vizat për Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Për Kosovën jo

Postuar në 18 Dhjetor, 2015 16:43

Politika e Bashkimit Europian ndaj Kosovës për liberalizimin e vizave i afrohet kufijve të absurdit. Komisioni Europian njeh zhvillimet poziive, adopton raport pozitiv për shtetin në fjalë, por për vizat thotë se do të presë që Kosova “të plotësojë edhe 8 kriteret e fundit”. Ndërkohë Komisioni ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Ukraninë dhe Gjeorgjinë, që janë larg plotësimit të kritereve dhe përfshihen në axhendën politike të BE-së vetëm për shkak të tensioneve me Rusinë. “Sapo Kosova të plotësojë 8 kriteret e fundit, Komisioni do të propozojë heqjen e vizave për qytetarët e saj.

Vizat do të liberalizohen një ditë, por nuk do t’i zgjidhin problemet e kosovarëve

Postuar në 16 Dhjetor, 2015 21:38

Isha duke udhëtuar në orët e vona të mbrëmjes nga Aeroporti i Prishtinës në drejtim të Pejës, ndërsa në radio dëgjoja një emision ku lajmëroheshin dëgjuesit, komentonin disa këngë, kërkonin t’u plotësohej ndonjë dëshirë muzikore, dhe përmes bisedave të lehta jepnin përgjigjet e tyre në pyetjen “për çka mendojnë më së shumti shqiptarët”.

Pages

Subscribe to RSS - vizat