vizat
Rama: Ballkani Perëndimor nuk është fidanishte eksperimentesh
Fjala e Kryeministrit Edi Rama gjatë konferencës për shtyp me homologun maqedonas dhe presidentin serb:
SHBA heq vizat për qytetarët polakë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur heqjen e vizave hyrëse per qytetarët polakë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat polake sipas të cilave kjo është diskutuar edhe në takimin e fundit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij polak, Andrzej Duda.
Edhe pse nuk sqarohet se kur hyn në fuqi ky vendim, lajmi për të përcillet si i sigurtë.
Rusia propozon që aktivitetet e Komitetit I të Asamblesë së OKB-së të zhvillohen në Europë
Rusia ka propozuar zyrtarisht që duke nisur nga viti 2020 sesionet e Komitetit të Parë për Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të zhvillohen në Europë. Zëvendës ambasadori i Përhershëm i Rusisë në OKB, Dmitry Polyansky propozoi Gjenevën ose Vjenën si vende të mundshme për këto aktivitete duke hedhur kështu idenë që SHBA të mos jetë më vendi ku zhvillohen ekskluzivisht aktivitetet e OKB-së së këtij komiteti.
Kërkesa e Holandës, KE-ja mban në fuqi regjimin pa viza
Komisioni Europian rrëzon kërkesën e Hollandës për të aktivizuar mekanizmin e pezuillimit të lëvizjes së lirë në zonën Shengen për qytetarët e Shqipërisë. Në vlerësimin e bërë Komisionit thuhet:
Viza sërish për shqiptarët. Nuk është punë krimi, thjesht në Europë nuk na duan
Deutsche Welle citon Komisarin e BE-së për Migrimin, Dimitris Avramopulos të jetë shprehur se Shqipëria rrezikon rikthimin e vizave me Bashkimin Europian.
Qesharake/1000 shqiptarë që vënë në lëvizje dy fuqi koloniale
Ambasadorimi Mbretërisë së Hollandës në Bashkimin Europian, Robert de Groot i ka nisur sot një letër Komisionerit për Migracionin në BE, Dimitris Avramopoulos përmes së cilës kërkon nga Komisioni Europian të zgjidhë çështjen e shqiptarëve.
Letra është provë e statusit prej kërmilli që ka sot Europa dhe statusit të krimbit që ka Shqipëria.
Luga bosh e Europës/Ministri turk i Drejtësisë: Po bëjmë reformë në drejtësi. Presim liberalizimin e vizave
Drejtësia, ajo e vërteta, duket se është epidemi pozitive e të qenit pranë Europës. Së fundmi edhe Turqia e Erdoganit duket se po shpreh angazhim për ndryshime në sistemin e drejtësisë që në fakt burojnë edhe nga ndryshimet kushtetuese të kryera pak kohë më parë.
Filozofia bazë e dokumentit të ri mbi reformën në gjyqësor është sigurimi i një drejtësie që frymëzon besim. Dokumenti është një guidë, më liberale, që e çon përpara demokracinë dhe mbron më tej të drejtat dhe liritë
Sa pëqind përbëjnë "gazetarët" shqiptarë që entuziazmohen me lajmet për Mafian Shqiptare?
Nuk ka ditë që të mos shkojë pa shfaqjet e palaçollëkut politik shqiptar. Këto 48 orët e fundit e gjithë makineria propagandistike e pushtetit po merret me zbutjen e efektit psikologjik që ka vendimi i parlamentit hollandez për rivendosjen e vizave për shqiptarët. Pika kryesore e kësaj përpjekje është se shqiptarët sipas statistikave hollandeze përbëjnë 0.2% të kriminalitetit në këtë vend. Nga ana tjetër po këmbëngulet për të shpjeguar se qeveria e Hollandës nuk do ta zbatojë rekomandimin e parlamentit.
Holanda ndez dritat e kuqe edhe për negociatat me Shqipërinë
Vendimi i parlamentit të Holandës për t’i propozuar Komisionit Europian rikthimin e vizave me Shqipërinë padyshim që nuk ka lënë shije të mirë te qeveria, e cila është në të drejtën e saj për të ballafaquar me Komisionin Europian cënimin ose jo të kritereve të Shengenit.
Duhet thënë se kriminaliteti shqiptar dhe numri i azilkërkuesve ka qenë shqetësim i vazhdueshëm i Holandës, e cila ishte një nga tre vendet skeptike për t’i dhënë Shqipërisë dritën jeshile të hapjes së negociatave vitin e kaluar.
Biletë kthimi nga Holanda dhe notë ngelëse për qeverinë
Një zhvillim negativ vjen nga Hollanda lidhur me Shqipërinë. Parlamenti i këtij vendi ka miratuar rezolutën e 5 partive që i rekomandon qeverisë të rikthejë vizat me Shqipërinë. Në total kanë qenë 9 parti politike (Partia Socialiste, PvdD, 50plus, VVD, SGP, CDA, CU, PVV, FVD) që dhanë 105 vota për të rikthyer vizat për shqiptarët.