Viza sërish për shqiptarët. Nuk është punë krimi, thjesht në Europë nuk na duan

Postuar në 17 Qershor, 2019 14:34

Deutsche Welle citon Komisarin e BE-së për Migrimin, Dimitris Avramopulos të jetë shprehur se Shqipëria rrezikon rikthimin e vizave me Bashkimin Europian.

Kuotat e njohjes së kërkesave për azil, të personave që hyjnë pa viza, janë minimale. Po të vazhdojë kjo tendencë migrimi nga shtete si Venezuela, Kolumbia ose Shqipëria, BE do të ndërmarrë hapa. Nëqoftëse shtetet nuk e pengojnë keqpërdorimin e vizave dhe rritet edhe më tej numri i kërkesave të paargumentuara për azil, BE mund të pezullojë regjimin pa viza për shtete të veçanta. Sidomos për shkak të hyrjes pa viza, numri i azilkërkuesve në BE që në fillim të vitit është rritur midis janarit dhe fundit të prillit me 15 përqind, në krahasim me një vit më parë. Në këtë mënyrë, numri i hyrjeve pa viza të azilkërkuesve nga Venezuela në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar u rrit me 121 për qind në 14.257, nga Kolumbia me 156 përqind në 8,097 dhe nga Shqipëria u rrit me 30 përqind në 7,138. Në tërësi, megjithatë, numri i azilkërkuesve në BE është në nivelin e ulët të vitit 2014, para krizës së refugjatëve. Në dallim nga numri hyrjeve në mënyrë të ligjshme, numri i migrantëve të ardhur në mënyrë të paligjshme edhe këtë vit vazhdon të ketë rënie. Numri i të ardhurve, në pesë muajt e parë të këtij viti krahasuar me vitin e kaluar, ra me 31 për qind, në rreth 32,400

ka thënë ai.

Mirë Hollanda pati krimin si problem, po Avramopoulos çfarë problemi ka? Sipas tij shifrat mbeten të ulëta, por ai befas qenka shqetësuar. Zotëria në fjalë duhet të kuptojë se Shqipëria ka 1/3 e popullsisë që jeton në hapësirën europiane dhe një pjesë shumë e madhe e saj e legalizuar. Rikthimi i vizave për Shqipërinë, ndërkohë që premtohet heqja e vizave për shqiptarët e Kosovës është pak ta quash budallallëk. Edhe nëse bëhet për konsum politik të brendshëm apo për ambiciet personale të këtij zotërie. Tirana zyrtare ka vendosur FRONTEX në kufijtë e Shqipërisë dhe për hyrje daljet e shumta përgjigjet policia europiane.

Mos vallë zotëria që vjen nga Demokracia e Re e Kyriakos Mitsotakis po vihet në koherencë me shefin e tij në Athinë tani është koha e rimandatimit të Komisionerëve? Shqiptarët nuk përbëjnë kurfarë problemi për sigurinë në Europë, ata edhe pse përshkruhen si myslimanë në shumicë nuk kanë manifestuar sjellje ekstremiste. Është shaka e trashë kjo e rikthimit të vizave dhe politikë dritëshkurtër që do të ketë pasoja.

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

Nuk mund te merret si aksiome "shqiptaret ne evrope nuk i duan" per te vertetuar teoremen e sjelljes se politikes evropiane. Ky lloj arsyetimi eshte identik me ate qe bente Sali Berisha, qe çdo deshtim te politikes se tij ne evrope, ja faturonin albanofobise se kesaj te fundit. Ndersa Rama, si me me pak fantazi qe eshte, ja faturon direkt Saliut.

Submitted by redaksia on

Nuk eshte aksiome, eshte konkluzion pas 30 vjetesh qe vizat mbeten politike kundrejt Shqiperise. Nese Shqiperia eksporton krim dhe ka probleme, atehere qeverise t'i hiqet mbeshtetja, jo t'i shtohet. Nese shqiptaret bejne krime apo jane te perfshire ne kriminalitet, qeverite e vendeve perkatese t'i fusin ne burg dhe te bejne punen. Le te vene viza edhe ndaj kalabrezeve meqe jane dore e pare ne trafikun e kokaines. 

Nuk ka sesi te penalizohet nje vend i tere pse jane 500 veta qe merren me trafiqe. 

Dhe ne fund ka rendesi dicka tjeter: nuk eshte degjuar ne keto 10 vitet e fundit as Italia dhe as Greqia qe te ankohen per shqiptaret, pavaresisht se jemi nje shumice e madhe emigrantesh aty. 

Dhe vendosja e vizave nuk e zgjidh problemin. Thjesht pasuron ca njerez qe do ja gjejne anen. 

Dhe qe nuk na duan ne Europe - kuptohet jo te gjithe - kjo eshte evidente. 

Submitted by Andreas (not verified) on

Une ne injorancen time politike, te konsoliduar ne te gjitha hapat nga renia e monizmit e deri me sot, kam pershtypjen se evropes nuk i intereson se çfare rrace je ti apo une, po thjesht qe kjo lloj rrace te mos i krijoje probleme shtese ne ekuacionin e veshtire te problemeve qe evropa ka mbi supe. Ne nje kuader ku teoria e parimeve dhe e te drejtave ka falimentuar gjeresisht prej me shume se 20 vitesh, e vetmja gje qe europa do, eshte “stabiliteti” i vendeve problematike. Dhe qe shqiperia ka qene dhe mbetet nje vend problematik, kjo besoj se nuk duhet vene ne dyshim. Ne kete kendveshtrim, nese kete stabilitet ja jep nje qeveri pothuajse diktatoriale apo nje pothuajse demokratike, per evropen nuk ka asnje lloj rendesie. Ajo mbeshtet ate qe ja ofron me nga afer. Dhe me afer se qeveria nuk ka, per me teper ne momentin qe opozita nuk eshte me as ne opozite. Kjo eshte ajo qe po kerkon te shfrytezoje Rama, po natyrisht te gjitha skandalet dhe zullumet qe po i dalin, nuk e ndihmojne. Basha po pret nje fare institutocializimi te boikotit me shpresen per tu bere aktor qe ofron stabilitet, po edhe kjo nuk eshte diçka immediate.
Pra situata e evropes kundrejt shqiperise eshte e tipit “çme gjeti mua me kete lloj mileti!!!”. Dhe çdo gje ecen per inerci te momentit.

Submitted by Taras (not verified) on

Nuk e ka fajin as besimi Islam tek shqiptaret e as Partia Nea Demokracia e Avramopoulisit.
Ky I fundit flet ne emer te Brukselit e jo te Athines. Edhe Bosnia, Mali i Zi, Serbia e Gorna Makedonija kane muslimane por ja qe bejne problem per Evropen.
Te jemirealiste, Hollanda! Spanja dhe Britannia po vuajne nga krimet gangrene te alvanoseve.

Nje gje e mire per Birishen dhe Mojiken e Metes, ata do te gezohenper kete gje. CDO gje e keqe per popullin tone eshte nje miresi ne thesin PDse

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.