Holanda ndez dritat e kuqe edhe për negociatat me Shqipërinë

Postuar në 16 Prill, 2019 21:49

Vendimi i parlamentit të Holandës për t’i propozuar Komisionit Europian rikthimin e vizave me Shqipërinë padyshim që nuk ka lënë shije të mirë te qeveria, e cila është në të drejtën e saj për të ballafaquar me  Komisionin Europian cënimin ose jo të kritereve të Shengenit.

Duhet thënë se kriminaliteti shqiptar dhe numri i azilkërkuesve ka qenë shqetësim i vazhdueshëm i Holandës, e cila ishte një nga tre vendet skeptike për t’i dhënë Shqipërisë dritën jeshile të hapjes së negociatave vitin e kaluar.

Përtej interpretimeve nëse vendimi i parlamentit holanndez mund të lidhet ose jo me debatet e brendshme politike në prag të zgjedhjeve europarlamentare dhe përpjekjeve të forcave euroskeptike për të luajtur me kartën e nacionalizmit, votimi në shumicë nga 105 deputetë mes të cilëve edhe parti të koalicionit qeverisës parashtron nëj shqetësim më të gjerë se kaq.

Praktikisht me këtë votim parlamenti holandez vulosi edhe veton për hapjen e negociatave në qershor. Kjo pasi Holanda bashkë me Gjermaninë janë dy prej vendeve anëtare që për çështje që lidhen me zgjerimin e BE-së qeveritë e tyre marrin miratimin e parlamenteve përkatëse.

Një parlament që kërkon rikthimin e vizave me Shqipërinë do ishte absurde të hapte dritën jeshile për negociatat. Ndaj dhe çdo fije optimizmi që u shfaq tek eksponentë të qeverisë për rekomandim pozitiv të Komisionit në Raport-Progresin e majit tashmë është zbehur plotësisht.

Holanda sipas të gjitha gjasave do t’i thotë jo afrimit të Shqipërisë me BE-në sado parashikime optimiste të bëjnë zyrtarët e Brukselit. Qeveria e zotit rama duhet të përgatitet për një tjetër refuzim që do thellojë edhe më tej krizën politike dhe po ashtu nevojëne  qeverisë për të kërkuar votëbesim në popull.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.