virusi
Zbulohet një virus prehistorik në genomin njerëzor, i aftë për t’u riprodhuar
Një studim i fundit me autorë Julia Wildschutte dhe Zach Williams, të laboratorit të “John Coffin at Tufts University”, zbulon se një virus i vjetër, i cili ka vepruar mbi njerëzit kohë më parë dhe që deri më tani është identifkuar në formë fosile, mendohet se ka vijuar të infektojë disa njerët në një nivel të ulët, për miliona vjet. Studimi thotë se virusi, i zbuluar në genomin njerëzor, shtron pyetje për atë sesi ka mbijetuar, apo nëse lloje të tjera nga e kaluara prehistorike mund të ndodhen në gjendje të fjetur në ADN-në njerëzore.
Kërcënimi më i madh për njeriun
725 mijë njerëz të vdekur në një vit. Ky është bilanci i “luftës” së njeriut me mushkonjat, të cilat rezultojnë ndër vrasësit kryesorë në botë. Kryesisht për shkak të malarjes. Së fundmi në vëmendje ka ardhur “Zika” në Brazil dhe në Amerikën Latine, por sëmundjet që përhapen nga mushkonjat janë disa dhe përherë e më shumë kërcënuese. Në Europë, raporton “Reuters”, në 40 vitet e fundit kanë depërtuar gjashtë lloje të reja invazive mushkonjash, pesë nga cilat pas viti 1990.
"Zika" transmetohet seksualisht, regjistrohet rasti i parë në SHBA
Në Shtetet e Bashkuara rregjistrohet rasti i pari i transmetimit të virusit Zika përmes marrëdhenieve seksuale dhe jo pickimit të një mushkonje.Personi i infektuar ndodhet në Dallas të Teksasit dhe nuk ka udhëtuar në zonat e prekura nga virusit, por personi me te cilin ka kryer marrëdhenie seksuale është kthyer nga venezuela.Sipas ekspertëve, nëse Zika përhapet nga raportet seksuale atëhere rrezikohet cdo vend, jo vetëm ata ku gjendet mushkonja Aedes Aegipti.
Seksi oral rrit mundësinë e zhvillimit të disa tumoreve
Një studim nga “Albert Einstein College of Medicine” në Neë York ka zbuluar se seksi oral rrit mundësinë e tumoreve vdekjeprurës. Sipas studimi transmetimi virusal përmes gojës gjatë aktit seksual rrit me 22 herë zhvillimin e një tumori në tru, apo në fyt. Studimi sugjeron se seksi oral është shkaktar kryesor i përcjelljes së Human Papilloma Virus, që provokon sëmundje seksuale. Ky virus i prek thuajse të gjithë në një fazë të jetës dhe zakonisht sistemi imunitar e lufton atë, por në disa raste ai çon në tumore të ndryshme.
Një virus i ri alarmon Brazilin. Përcillet nga mushkonjat dhe prek trurin e foshnjave
Autoritetet braziliane kanë lëshuar alarmin mbi përhapjen e një virusi që ndikon edhe në trurin e foshnjeve të sapolindura. Patogjeni njihet me emrin Zika, përcillet nga mushkonjat dhe është zbuluar për herë të parë në majmunët e Afrikës, 70 vjet më parë. Ai çon në simptomat e humbjes së njërës prej aftësive konjitive dhe mund të shkaktojë edhe vdekje.