ulje
FMN: Anulloni çdo ulje taksash!
Fondi Monetar Ndërkombëtar duket se do të prishë planet e qeverisë për ulje të taksave. Në mbyllje të misionit dy javor, përfaqësuesit e misionit ishin të qartë kundër çdo ndërhyrje që ul barrën fiskale, madje kërkohet anullim të çdo shkurtimi të programuar dhe të anonncuar në publik.
“Duke pasur parasysh mungesën e hapësirës fiskale, i nxisim fort autoritetet të mos shtojnë ulje, përjashtime apo trajtime preferenciale tatimore ad hoc dhe të konsiderojnë anullimin e atyre të miratuara tashmë”- thekson në deklaratën e tij msioni i FMN-së.
Trump "çliron" amerikanët nga taksat
Pavarësisht pikëpyetjeve dhe dyshimeve që ngrihen nga ekspertët amerikanë të ekonomisë, presidenti Donald Tramp do të shkurtojë me 20% taksën për bizneset, duke shënuar uljen më të madhe në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Shkurtimi i taksave, veçanërisht asaj për bizneset që pritet të shkojë nga 35% në 15%, është një nga premtimet kryesore të fushatës elektorale të Donald Trampit. Gjatë fushatës, miliarderi amerikan premtoi edhe ndryshimin e paketës fiskale për individët, që parashikon heqjen e 4 nga 7 taksave që amerikanët paguajnë sot.
Duam të shkojmë drejt uljes së çmimit të energjisë. Krenarë, por të...
Kryeministri këmbëngul se çmimi i energjisë nuk është rritur, madje sipas tij ka pësuar ulje. Në inagurimin e Qendrës së Dispeçerisë të OST ai tha se dëshira e qeverisë së tij është të shkojë drejt uljes së çmimit të energjisë. “Ne jemi shumë krenarë për faktin se e bëmë këtë reformë pa e rritur çmimin e energjisë. Fakt ky, i konstatuar botërisht nga organizma ndërkombëtarë. Nuk është rritur çmimi i energjisë, përkundrazi, ka pësuar një ulje të lehtë. Por a mjafton? Nuk mjafton. A jemi të kënaqur? Absolutisht jo.
Rishikim me ulje i planit të të ardhurave në 12 miiardë lekë? Totali vjetor i mosrealizimit arrin 280 milionë dollarë
Tashmë janë shumë të paktë ata që besojnë se viti 2015 ishte vit i suksesshëm për financat e vendit, por edhe për qeverisjen. Vetëm në verë, qeveria u detyrua të shikonte me ulje planin e të ardhurave, të cilin e shoqëronte me argumentet se përse plani i mëparshëm nuk ishte realizuar. Kështu edhe në shtator. E po të besojmë ish-kryeministrin Sali Berisha, Ministria e Financave ka ndërmend të rishikojë sërish me ulje planin e të ardhurave. Kësaj radhe çarja ka ardhur nga Doganat.
Ulet çmimi i naftës...edhe në Shqipëri
Më në fund çmimi i naftës “merr kthesë” edhe në Shqipëri. Sot raportohet se në pikat e furnizimit me karburant, çmimi i naftës ka pësuar një rënie poshtë 180 lekë për litër. “Në pikat e shitjes me pakicë te Kastrati, operatori me i madh i naftës në vend, një litër nafte shitet me 174 lekë, nga 184 lekë më parë, dhe benzina me 176 lekë, nga 185 lekë më parë. Edhe në pikat e tregtimit të Elda, nafta dhe benzina tregtohen përkatësisht me 173 dhe 174 lekë. Nafta ka zbritur nën 180 lekë edhe tek operatorët e tjerë”, shkruan “Monitor”.
Qeveria rishikon me ulje programin për investimet, shfaqen dobësitë serioze në realizimin e zërave
Ulje në programin e shpenzimeve kapitale për periudhën afatmesme 2016-2018, në krahasim me parashikimet e janarit. Ky është dhe rishikimi që ka bërë Qeveria, shkruan“Monitor”. Kjo ulje në parashikime shihet të ketë ardhur nga dobësitë serioze që po shënon qeveria në realizimin e zërit të investimeve edhe pse ai po vjen në ulje. Kështu pritjet për zërin më të rëndësishëm të buxhetit që ndikon në rritjen ekonomike shpenzimet kapitale janë shkurtuar me 9% për vitin 2016 deri në 35% më pak në vitin 2018.