Trump "çliron" amerikanët nga taksat
Pavarësisht pikëpyetjeve dhe dyshimeve që ngrihen nga ekspertët amerikanë të ekonomisë, presidenti Donald Tramp do të shkurtojë me 20% taksën për bizneset, duke shënuar uljen më të madhe në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Shkurtimi i taksave, veçanërisht asaj për bizneset që pritet të shkojë nga 35% në 15%, është një nga premtimet kryesore të fushatës elektorale të Donald Trampit. Gjatë fushatës, miliarderi amerikan premtoi edhe ndryshimin e paketës fiskale për individët, që parashikon heqjen e 4 nga 7 taksave që amerikanët paguajnë sot.
Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, që i parapriu publikimit të buxhetit të parë të administratës së re, sqaroi se plani fiskal do të sjellë rritje ekonomike. Por sipas ekspertëve ky shkurtim drastik do të shtonte triliona dollarë defiçitit buxhetor në dekadën e ardhshme.
Një tjetër pikë e rëndësishme që pritet të renditet në planin e ri është e ashtuquajtura “taksë e riatdhesimit”, që parashikon kthimin në tokën mëmë të ndërmarrjeve amerikane që kryejnë aktivitet jashtë vendit.
Add new comment