FMN: Anulloni çdo ulje taksash!

Postuar në 20 Nëntor, 2018 21:44

Fondi Monetar Ndërkombëtar duket se do të prishë planet e qeverisë për ulje të taksave. Në mbyllje të misionit dy javor,  përfaqësuesit e misionit ishin të qartë kundër çdo ndërhyrje që ul barrën fiskale, madje kërkohet anullim të çdo shkurtimi të programuar dhe të anonncuar në publik.

“Duke pasur parasysh mungesën e hapësirës fiskale, i nxisim fort autoritetet të mos shtojnë ulje, përjashtime apo trajtime preferenciale tatimore ad hoc dhe të konsiderojnë anullimin e atyre të miratuara tashmë”- thekson në deklaratën e tij msioni i FMN-së.

Kujtojmë që qeveria ka lajmëruar rritje të pragut për tatimin e pagave të larta dhe zerim të inputeve bujqësore. Ndërkohë që është përvijuar një debat për pragun e tatimit për pagat e ulëta, diskutim që iu vu kapk nga kryeministri që mesa duket diçka ka ditur.

FMN ka shprehur shqetëim edhe për konncesionet.  Sipas saj rritja e shpejtë e partneriteteve publike private (PPP) i ka rritur risqet fiskale, pasi stoku i tyre është duke u zgjeruar. Fondi thotë se përveç stokut aktual të PPP-ve prej 31 për qind të PBB-së (nga të cilat rreth 23 për qind të PBB-së koncesione në sektorin e energjisë),  në buxhetin e 2019 ka projekte potenciale PPP-sh të kufizuara në 15 pikë përqindje.

“Këshillojmë nxitjen e një procesi me oferta konkurruese duke mos pranuar më propozime të pakërkuara për PPPtë. Ndonëse shpenzimet e parashikuara për PPP-të mbeten poshtë tavanit ligjor prej 5 për qind të të ardhurave tatimore, kjo lë pak hapësirë për projekte të tjera PPP-sh me fonde Shtetërore”-theksohet në deklaratë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.