Rishikim me ulje i planit të të ardhurave në 12 miiardë lekë? Totali vjetor i mosrealizimit arrin 280 milionë dollarë

Postuar në 21 Nëntor, 2015 22:47

Tashmë janë shumë të paktë ata që besojnë se viti 2015 ishte vit i suksesshëm për financat e vendit, por edhe për qeverisjen. Vetëm në verë, qeveria u detyrua të shikonte me ulje planin e të ardhurave, të cilin e shoqëronte me argumentet se përse plani i mëparshëm nuk ishte realizuar. Kështu edhe në shtator. E po të besojmë ish-kryeministrin Sali Berisha, Ministria e Financave ka ndërmend të rishikojë sërish me ulje planin e të ardhurave. Kësaj radhe çarja ka ardhur nga Doganat. “Ne analizen 6 mujore te Ministrise se Financave eshte pranuar qe ka pasur cdoganime fiktive ne 2014 sic jane cdoganimet e helikopterve te Ushtrise me efekt 2 mld leke dhe rimbursimi i HEC Ashta me efekt 1.2 mld leke. Por fiktiviteti me i madh ne te ardhurat e vitit 2014 vinte nga heqja antiligjore e perjashtimeve te naftes qe injektojne per hollim kompanite e nxjerrjes se naftes, me efekt kjo ne te ardhura 12.5 mld leke. Ky faktor u fsheh dhe nuk eshte perfshire ne analizen e MF. -Per here te pare ne 23 vjet kete vit te ardhurat doganore, eksportet, importet kete vit jane me te ulta se sa nje vite me pare. Pritshmeria ne dy muajt e fundit eshte perseri tejet deshperuese. Ministria Financave ka pergatitur VKM-ne e rradhes per uljen e te ardhurave me 12 mld leke duke e cuar nivelin e mosrealizimit ne fund te vitit 2015, ne 28 mld leke ose 280 milione dollare, aq sa thashe ne nje diskutim ne Parlament ne muajin shtator kur qeveria kaloi ne Parlament ndryshimet ne buxhetin e shtetit. Por kolapsi i madh eshte duke ardhur. Dimri do jete nje acar i thelle ekonomik dhe financiar”, shkruan Berisha në profilin e vet në “Facebook”. 

https://www.facebook.com/SaliBerisha/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.