Ukraine
Agjencia ukrainase: Ditmir Bushati viziton Ukrainën në shkurt 2018
Ministri i Jashtëm dhe për Evropën, Ditmir Bushati pritet të vizitojë Ukrainën më 22-23 shkurt të këtij viti. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia ukrainase “Interfax” dhe I referohet deklaratave të ministrit të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.
Ministri i Diasporës në rreth të kuq
Vizita e ministrit shqiptar të Diasporës, Pandeli Majko në Ukrainë nuk kishte si të kalonte pa u vënë re, për më tepër që vetë stafi u kujdes të postonte fotografi nga kjo vizitë ku natyrisht nuk munguan tonet patriotike.
Dekori është ai që kërcet, pasi në shkollën ku mësojnë fëmijët e diasporës shqiptare në zonën e Odesës është e ekspozuar një hartë e asaj që nga disa aktorë rajonalë quhet Shqipëria e Madhe.
Shpërthim në një depo armësh në Ukrainë, 1 i plagosur
Për një "i": Intervista e rreme e ish-shefit të MI6 që u kontrabandua përmes "The Guardian"
Një intervistë e ish-shefit të shërbimeve sekrete britanike John Scarlett u qarkullua dy ditë më parë online në një faqe që kishte url dhe pamjet grafike identike me gazetën “The Guardian”. E përgatitur me kujdes, intervista synonte të kontrabandonte te lexuesi perëndimor një narrativë ruse për ngjarjet e Gjeorgjisë dhe Ukrainës, duke ia faturuar ato ish-shefit të shërbimit britanik. Zbulimin e këtij lajmi të rremë e ka bërë Peter Pomerantzev, por atë e ka sjellë në vëmendje Anne Applebaum.
Momenti kur hakerat marrin në kontroll rrjetin energjetik rajonal në Ukrainë në vitin 2015(video)
Në vitin 2015 hakerat arritën të depërtojnë në rrjetin kompjuterik të firmave rajonale të energjetikës në Ukrainë, duke marrë nën kontroll atë dhe duke lënë pa energji 250 mijë njerëz. Momenti i ndërhyrjes u filmua mbi PC nga një prej inxhinierëve, të cilët dy ditë para Krishtlindjeve të atij viti u gjendën në një sitiuatë ku nuk mund të kontrollonin apo aksesonin PC-të e tyre.
Kursorët lëviznin vetë për të dhënë provën sesi hakerat vepronin mbi softin duke ndërprerë energjinë. Më poshtë video e realizuar me iPhone e një prej inxhinierëve dhe publikuar nga “Wired”.
Më në fund do eksportojmë mish, aleance ushqimore me Ukrainën
Më në fund të gjitha produktet shqiptare me origjinë shtazore, si mish, qumësht dhe nënproduktet e tyre mund të eksportohen në një vend të huaj. Konkretisht një treg i madh si Ukraina, i hap dritën jeshile importeve të produkteve të mishit dhe bulmetit.Përmes një letre dërguar Qendër së Eksporteve Shqiptare, Boris Kobal drejtor i Shërbimit Shtetëror të Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Ukrainë, njoftoi se Shqipëria tashmë mund të eksportojë produktet e saj blegtorale në këtë vend.
Janukoviç: Jam penduar që nuk nxora ushtrinë kundër protestuesve
Ish-Presidentit i Ukrainës, Viktor Janukoviç, deklaroi se gabimi i tij i vetëm ishte që nuk nxorri ushtrinë për të shtypur revoltën pro-europiane në vitin 2014. Ish-presidenti ukrainas tha se kjo do të ishte mënyra e vetme për t’u rezistuar rebelëve, duke pranuar se përplasja e armatosur mund të provokonte një gjakderdhje.
Vritet mercenari kryesor rus në Ukrainë, Arseniy Pavlov. Akti cilësohet “deklaratë lufte” nga separatistët
Një mercenar rus, Arseniy Pavlov, i njohur me nofkën “Motorola” është vrarë dje në Donetsk të Ukrainës. Kreu i separatistëve ukrainas, Denis Pushilin e cilësoi vrasjen nga shpërthimi si një akt terrorist dhe akuzoi për të forcat ukrainase. Tragjikomedia e këtij akti vijon kur kreu i republikës së vetëshpallur në Ukrainë, Alexander Zakharchenko, e cilësoi vrasjen e një mercenari si akt lufte nga Kievi.
Kapet me 100 kg eksploziv, granata-hedhës dhe kallashnikovë shtetasi francez
Një shtetas francez mbahet i ndaluar në kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës, pai u kap me një sasi të madhe të lëndëve plasëse, granatë-hedhësve dhe kallashnikovëve. Sipas informacioneve të transmetuara paraprakisht nga kanali televiziv M6, ai kishte në posedim të paktën 100 kilogramë eksploziv. Lajmi konfirmohet nga RIA Novosti nëpërmjet shërbimit kufitar të Ukrainës.
Kryeministri ukranias jep dorëheqjen: “Qeveri e re, ose Ukraina destabilizohet”
Kryeministri ukrainas Arseniy Yatsenyuk thuhet se ka dhënë dorëheqjen. Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” citon mediat lokale në Ukrainë, sipas të cilave kryeministri është dorëhequr dhe do ta bëjë aktin zyrtar më 12 prill në Parlament. Po këto media citojnë kryeministrin të jetë shprehur se nëse një qeveri e re nuk krijohet, destabilizimi i Ukrainës është i pashmangshëm. Yatsenyuk ka nënëvizuar se nëse krijohet boshllëk në pushtetin ekzekutiv, luftimet në rajonin e Donbass-it do të rinisin, duke vënë në pikëpyetje funksionimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani.