Ukraine
Ukrainë, separatistët tërheqin artilerinë nga fronti për të konsoliduar marrëveshjen e armëpushimit
Sipas AFP separatistët prorusë konfirmuan sot se kanë nisur tërheqjen e artilerisë së rëndë, tankeve nga vija kufitare si një veprim që synon konsolidimin e marrëveshjes së armëpushimit në Lindjen rebele të Ukrainës, konflikt i cili shkaktoi më shumë se 8 mijë të vdekur në 17 muaj. “Artileria e rëndë po ndërmerr dislokimin drejt një zonë të re zhvendosjeje rreth 15 kilometra larg vijës së frontit”, njoftoi agjencia zyrtare e republikës separatiste të Lougansk-it.
Thellohet kriza në Ukrainë, Kievi ndalon fluturimet e linjave ajrore ruse
Sipas “The Washington Post”, Ukraina ka thënë se do të ndalojë linjat ajrore ruse të fluturojnë në vend si pjesë e sanksioneve mbi mbështetjen e Moskës për rebelët në lindje. Kievi tha se masat do të hyjnë në fuqi më 25 tetor dhe do të përfshijnë linjat ajrore të mëdha ruse Aeroflot dhe Transaero. Fluturimet ruse tranzit do të ndalohen nëse aeroplanët mbajnë personel ushtarak ose të mallrave me përdorim të dyfishtë. Moska e përshkroi këtë masë si “një akt të çmendur”, duke premtuar përgjigje të fortë.
Parlamenti ukrainas voton mes kaosit për statusin autonom të rajoneve lindore
Këtë të hënë Parlamenti i Ukrainës ka votuar pro ndryshimeve kushtetuese për një status special rajoneve lindore të dominuara nga prorusët. Por përçarjet në kampin properëndimor dhe protestat e dhunshme nëpër rrugë treguan se këto ndryshime do të përballen me një rrugë tepër të vështirë përpara sesa të kthehen në ligj.