Ukrainë, separatistët tërheqin artilerinë nga fronti për të konsoliduar marrëveshjen e armëpushimit
Sipas AFP separatistët prorusë konfirmuan sot se kanë nisur tërheqjen e artilerisë së rëndë, tankeve nga vija kufitare si një veprim që synon konsolidimin e marrëveshjes së armëpushimit në Lindjen rebele të Ukrainës, konflikt i cili shkaktoi më shumë se 8 mijë të vdekur në 17 muaj. “Artileria e rëndë po ndërmerr dislokimin drejt një zonë të re zhvendosjeje rreth 15 kilometra larg vijës së frontit”, njoftoi agjencia zyrtare e republikës separatiste të Lougansk-it. Tërheqja e tankeve dhe mjeteve të artilerisë së kalibrit më të ulët në 100 milimetra në një zonë rreth 15 kilometra nga të dy anët e vijës së frontit u njoftua këtë javë nga të dyja palët. AFP shkruan se konfirmimi i këtij informacioni nuk ishte menjëherë i mundshëm nga burime të pavarura.
Add new comment