Vritet mercenari kryesor rus në Ukrainë, Arseniy Pavlov. Akti cilësohet “deklaratë lufte” nga separatistët
Një mercenar rus, Arseniy Pavlov, i njohur me nofkën “Motorola” është vrarë dje në Donetsk të Ukrainës. Kreu i separatistëve ukrainas, Denis Pushilin e cilësoi vrasjen nga shpërthimi si një akt terrorist dhe akuzoi për të forcat ukrainase. Tragjikomedia e këtij akti vijon kur kreu i republikës së vetëshpallur në Ukrainë, Alexander Zakharchenko, e cilësoi vrasjen e një mercenari si akt lufte nga Kievi. Mediat ukrainase kanë përcjellë ndërkohë një intervistë të Motorolës ku deklaron vrasjen e 15 të burgosurve, një histori kjo që përsërit atë që ndodhi në këtë vend gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Add new comment