Janukoviç: Jam penduar që nuk nxora ushtrinë kundër protestuesve
Ish-Presidentit i Ukrainës, Viktor Janukoviç, deklaroi se gabimi i tij i vetëm ishte që nuk nxorri ushtrinë për të shtypur revoltën pro-europiane në vitin 2014. Ish-presidenti ukrainas tha se kjo do të ishte mënyra e vetme për t’u rezistuar rebelëve, duke pranuar se përplasja e armatosur mund të provokonte një gjakderdhje.
Janukoviç kishte mbështetjen e Moskës që gjithsesi nuk i sugjeroi ndërhyrjen e armatosur. Pas largimit të tij, Rusia aneksoi Krimen, ndërsa disa territore të tjera të Ukrainës vazhdojnë të jenë nën kontrollin e separatistëve rusë. Viktor Janukoviç gjendet në azil në Rusi. Ai akuzohet nga drejtësia ukrainase për vrasje masive ndaj protestuesve në vitin 2014.
Add new comment