trump
Operacioni "Fundi i Marrëzisë"
Përfundoi rreth orës 16:30 të pasdites takimi historik i presidentëve të SHBA dhe Rusisë në Helsinki, ku Donald Trump u shfaq shumë entuziast si zakonisht, duke thënë se dëshiron të ndërtojë marrëdhënie të mira me Vladimir Putin.
"Mendoj se është një fillim i mirë për të gjithë botën”- u tha Trump gazetarëve në fund të takimit historik që zgjati më shumë se dy orë në pallatin presidencial në kryeqytetin finlandez.
Video/Trump: Jam një gjeni që nuk e ndryshoj fjalën
I pyetur nga një gazetar kroat nëse kishte ndryshuar qëndrimet e shprehur më herët në tuiter, presidenti amerikan Trump u përgjigj se nuk e bën një gjë të tillë. "Jam një gjeni i qëndrueshëm", tha Trump.
Trump është rrezik për Qytetërimin, jo për Shqipërinë
Samiti i NATO-s që u mbajt së fundmi në Bruksel, ishte në të vërtetë një plate ku presidenti amerikan Donald Trump shpalosi pikëpamjet e tij kundër politikës gjermane në raport me Rusinë. Ai ka publikuar një video të takimit të tij të parë me sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg, gjatë të cilit presidenti amerikan deklaron hapur se politika gjermane e energjisë është paradoksale në raport me faktin se ajo kërkon te Rusia një partner që në fushën e sigurisë e cilëson armik apo kundërshtar. Sipas Trump është budallallëkt që të financosh një politikë të tillë.
Trump sulmon hapur: Gjermania është peng i Rusisë
Gjermania është peng i Rusisë. Me këtë deklaratë, presidenti amerikan Donald Trump ka pagëzuar nisur samitin e Brukselit, ku pritet të takohen përfaqësues të vendeve anëtare të Aleancës. Mediat raportojnë se Trump ka patur debate me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ndaj të cilit edhe ka përcjellë konsideratat e veta për Gjermaninë e cila sipas tij e shfaqe varësinë ndaj Moskës në faktin se importon gaz prej Rusisë.
Daçiç: Trump mund të vizitojë Serbinë në fund të këtij viti
Ministri i Jashtëm serb. Ivica Daçiç është shprehur në një intervistë për serben “Telegraf” se presidenti amerikan, Donald Trump, mund të vizitojë Serbinë në një kohë të afërt. Sipas tij, vizita mund të zhvillohet ose në fund të këtij viti, ose në pranverën e ardhshme.
AP: Trump hodhi idenë e një pushtimi ushtarak të Venezuelës në gusht të vitit 2017
Associates Press raporton së fundmi për një ide të presidentit aktual të SHBA-së, Donald Trump, për pushtimin eventual të Venezuelës. Sipas AP, Trump ka pyetur për mundësinë e një pushtimi gjatë një bisede në Shtëpinë e Bardhë, gushtin e vitit të kaluar, e ku në të cilin ishin prezent edhe ish-sekretari i Shtetit, Rex Tillerson dhe Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, H.R McMaster.
Mediat serbe: BE jashtë loje. Marrëveshje SHBA-Rusi për Kosovën
Mediat serbe shkruajnë se takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin, mund të sjellë një zgjidhje të dakordësuar edhe për çështjen e Kosovës. Gazeta “Blic” citon burime diplomatike, sipas të cilave diplomacia serbe e shikon këtë si mundësi, përkundrejt dialogut rraskapitës dhe të zgjatur të ndërmjetësuar nga Europa.
“Pse nuk ikën nga BE?”
Në një takim të mbajtur në muajin prill në Shtëpinë e Bardhë presidenti amerikan Donald Trump i sugjeroi homologut të tij francez Emmanuelle Makron të tërhiqet nga Bashkimi Evropian dhe të firmosë një marrëveshje dypalëshe me Shtetet e Bashkuara. "Pse nuk ikën nga BE?", mësohet t’i ketë thënë Trump presidentit Makro, i cili u zgjodh në krye të Elizesë e me një program të qartë pro-evropian.
Forca amerikane e hapësirës, Rusia: Mund të çojë në katastrofë
Donald Trump duket se po promovon atë që mund të quhet faza e dytë e Luftës së Yjeve, të Ronald Reagan në vitet ’80. Ndonëse në atë kohë ky term nënkuptonte më shumë garën për zbulime dhe avancim në hapësirë, teksa sot presidenti amerikan po propozon krijimin e forcës hapësinore. Nuk është e qartë se çfarë do të thotë kjo gjë, po reagimi i parë ka ardhur nga rivali kryesor ushtarak i SHBA-së, Rusia, e cila e ka cilësuar militarizimin e hapësirës si një opsion që çon eventualisht drejt katastrofës.
CNN tallet me marrëveshjen historike
Lajmi i marrëveshjes historike mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit komunist të Koresë së Veriut është raportuar gjerësisht në mediat ndërkombëtare, por pa ndonjë entusiazëm të veçantë për impaktin që do të ketë në zhvillimet globale takimi i konsevatorit Trump me diktatorin komunist Kim.
CNN ka shkuar edhe më tej duke e diskutuar këtë zhvillim botëror me ish-basketbollistin amerikan Denis Rodman, një mbështetës i deklaruar i presidentit Trump dhe mik i Kim Jong Un-it gjithashtu. Ngazëllim dhe lot nga ish-ylli i NBA nën ekkluzivitetin e CNN.