“Pse nuk ikën nga BE?”
Në një takim të mbajtur në muajin prill në Shtëpinë e Bardhë presidenti amerikan Donald Trump i sugjeroi homologut të tij francez Emmanuelle Makron të tërhiqet nga Bashkimi Evropian dhe të firmosë një marrëveshje dypalëshe me Shtetet e Bashkuara. "Pse nuk ikën nga BE?", mësohet t’i ketë thënë Trump presidentit Makro, i cili u zgjodh në krye të Elizesë e me një program të qartë pro-evropian.
Gazeta citon si burime dy zyrtarë evropianë. Kjo është konfirmuar nga një burim diplomatik edhe për Agjencinë Franceze. I pyetur për publikimin e Ëashington Post në përfundim të samitit të BE-së, Presidenti Makron as e mohoi dhe as e pohoi këtë pretendim.
Ndërsa kreu i Shtëpisë së Bardhë muajt e fundit ka shtuar sulmet kundër BE-së, duke i quajtur të padrejta praktikat tregtare, veçanërisht në sektorin e automobilave. "Bashkimi Evropian u krijua me siguri për të përfituar nga SHBA," tha ai të mërkurën në një mbledhje parazgjedhore në Dakotën e Veriut.
Add new comment