Top Channel
Na e thuaj më mirë vetë pse ike nga TCH(nëse ike)
Ja një shembull i fundit që fatkeqësisht i jep deri diku të drejtë kryeministrit të vazhdojë këngën e kazanit për mediat.
Prej disa ditësh në disa faqe online, po ndiqet me hollësi fati profesional i Sokol Ballës. Drejtues prej vitesh i informacionit në Top-Channel, por edhe i emisionit Top-Story. Thuhet se Balla do të lëvizë nga televizioni në fjalë, se ai po negocion me një tjetër televizion. Për ta mbështetur këtë tezë shtihen në punë…Burimet. Mirëpo nga janë këto burime?
Partneriteti Top Channel - Erion Veliaj
Televizioni kombëtar Top Channel ka shfaqur më datën 26 Nëntor një kronikë mbi Panairin e Brukselit dhe pjesëmarrjen e Bashkisë së Tiranës në të. Ndryshe nga TV-të e tjera, që e kanë bërë traditë tashmë të transmetojnë materialet e gatshme të ardhura nga zyra për shtyp e bashkisë, Televizioni Top Channel e ka ndjekur Erion Veliajn me grup xhirimi nga Tirana në Bruksel për të pasqyruar këtë aktivitet. http://top-channel.tv/2017/11/26/made-in-albania-ne-bruksel/
Në Butrint ka ndërtim dhe jo rehabilitim
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro i ka vënë detyrë vetes të bindë njerëzinë se në Butrint “nuk po ndërtohet asgjë”. Se aty po zhvillohet një mjedis ekzistues, “një gati kasolle” që t’u shërbejë turistëve që lodhen duke ecur. E pyetur sot nga Top-Channel, ministrja ndër të tjera tha:
Avokatia kineze për vlerën e filmave të komunizmit
Debatit për ndalimin ose jo të filmave të komunizmit i është shtuar edhe një këndvështrim i Top Channel mbi këtë temë. Për të dëshmuar një lloj anjanësie në debat, Top Channel ka udhëtuar deri në Kinën e largët ku ka konstatuar se “Filmat nga Shqipëria ishin një dritare e botës për miliona adhurues kinezë të filmit, në kohën kur marrëdhëniet mes dy vendeve shënonin kulmin e tyre”. Por Top Channel thotë se edhe sot kinezët vazhdojnë t’i ndjekin me interes të madh filmat shqiptarë, ndërsa te ne diskutohet ndalimi i atyre të periudhës komuniste.
Gjykata Administrative e Apelit i jep të drejtë “TV KLAN”, “Top-Channel” dhe “Digitalb” për liçencat dixhitale
Gjykata Administrative e Apelit ka rrëzuar vendimin e Autoritetit të Mediave Audiovizive duke e cilësuar vendimin e saj për mosdhënie të liçencave dixhitale, si antiligjor. AMA ishte paditur nga Televizioni Kombetar Klan, “Top Channel” dhe kompania “Digitalb”, si palë të cenuara në këtë proces. “Gjykata pranoi si të ligjshme kërkesen e “TV Klan”, “Top Channel” dhe “Digitalb” për miratimin e licensave kombëtare digitale.
Përshkallëzohen përplasjet për pronësinë e Top Channel
Përfaqësuesit ligjorë të dy aksionerëve të Top Channel, kanë depozituar një kallëzim në Prokurori, ndaj gjykatëses Teuta Hoxha pas një vendimi të marrë prej saj në seancën e datës 5 shkurt që i jepte të drejtën e administrimit të kanalit për fazën kalimtare, Vjollca Hoxhës me 8% të aksioneve. Ky vendim sipas dy aksionërëve të tjerë konsiderohet i jashtëligjshëm dhe i falsifikuar.
Një 30% problematik
Një sondazh i kryer në faqen e "Top-Channel" shtron këtë pyetje: A mendoni se ka të drejtë deputeti Ben Blushi në kërkesat e tij për funksionimin e demokracisë së brendshme në parti?
PD sulmon hapur Top Channel për servilizëm ndaj Edi Ramës
Partia Demokratike ka reaguar me një njoftim për shtyp ku akuzon televizionin kombëtar Top Channel për dezinformim dhe servilizëm ndaj Edi Ramës. Selia blu thotë se informacioni për mospjesëmarrjen e opozitës në tryezën e reformës në drejtësi është përgatitur në zyrat e qeverisë.
“Top-Channel” kalon nën drejtimin e presidentes Vjollca Hoxha
“Top-Channel” ka zyrtartizuar sot ndryshimet që përfliteshin prej kohësh. Përmes një njoftimi të publikuar në faqen online, TCh njofton se në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm që nga sot do të jetë Presidentja e kompanisë “Top-Media”, Vjollca Hoxha. “Ky vendim ka ardhur pas largimit të drejtorit të mëparshëm, Enkelejdi Joti, i cili qëndroi në këtë pozicion për më shumë se një dekadë. Top Channel dhe Top Media falenderojnë zotin Joti për kontributin e tij gjatë kësaj periudhe në pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të kompanisë.