Avokatia kineze për vlerën e filmave të komunizmit

Postuar në 25 Mars, 2017 13:26

Debatit për ndalimin ose jo të filmave të komunizmit i është shtuar edhe një këndvështrim i Top Channel mbi këtë temë. Për të dëshmuar një lloj anjanësie në debat, Top Channel ka udhëtuar deri në Kinën e largët ku ka konstatuar se  “Filmat nga Shqipëria ishin një dritare e botës për miliona adhurues kinezë të filmit, në kohën kur marrëdhëniet mes dy vendeve shënonin kulmin e tyre”. Por  Top Channel thotë se edhe sot kinezët vazhdojnë t’i ndjekin me interes të madh filmat shqiptarë, ndërsa te ne diskutohet ndalimi i atyre të periudhës komuniste.

“Kina i ka rezervuar një hapësirë goxha të gjerë kinematografisë shqiptare dhe Arkiva Kombëtare e saj e Filmit i ruan me kujdes kopjet e atyre viteve. Filmat e titruar shqiptarë mund të gjenden “online” edhe në portalin kinez “Youku”. Me argumentin se përbëjnë një “vegël masive shpëlarjeje të trurit” për brezin e ri dhe një “katastrofë etike dhe estetike” u kërkua të ndalohej transmetimi në Shqipëri i shumicës së filmave të komunizmit”-thuhet në kronikën e televizionit në fjalë.

Nostalgjia dhe interesi kinez jo domosdoshmërisht vlen edhe për  kritikën dhe debatin që po konsumohet në Shqipëri për këtë temë. Dhe aq më tepër nuk ka si të derivojë nga një televizion që administron një platformë dixhitale ku transmetohen këto filma dhe ku debati që vlen të bëhet është e drejta e autorit për këto filma. Ato janë prodhim i Kinostudios dhe platforma ku bën pjesë dhe Top Channel ua shet qytetarëve me para.  Ndaj dhe kinezëria me te cilën mbrohet vlera e këtyre filmave nuk ka te bêjë me ndonjë pozicionim parimor te televizionit nê fjalë, por me paratë qe ai vjel nga prodhimet e Kinostudios.

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=351264

Comments

Submitted by Falcon (not verified) on

Jo vetem konflikti intetesit, por kur permendet se filmat shqiptar na qenkan ''dritarja e botes per kinezet'', madje akoma dhe sot, eshte nje trushpelarje ne vitin 2017. Po per Hong Kongun keni degjuar ndonjehere? Po per kinematografine e Hong Kongut? Jackie Chan? Jet Lee? Bota po. Hollywoodi po, ku shume aktor kineze jane te famshem dhe atje. Madje Hollywood shpesh ka adaptuar teknika nga kjo kinematografi, apo dhe nga ajo indiane (kini parasysh musical jo telenovelat).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.