teater. zgjedhje
Teatër falas nga LSI-ja/Shezai Rrokaj sfidon Metën për kryetar: Partia ka nevojë të hapet dhe të bëhet më qytetare
Vera ishte e mbushur me teatër politik dhe karagjozë që negociuan për veten në emër të atdheut. Edhe vjeshta duket me supriza. Nuk po na i kursen LSI-ja, pjesë e Aleancës për Shqipërinë Europiane.
Partia e Ilir Metës është forca politike që operon me matematikën 1+1 = 2, por kjo nuk e pengon të prodhojë shfaqje të tipit demokraci dhe garë, aq më tepër kur bashkë me matematikën kjo parti po promovon edhe akademikë të linguistikës, si profesor Shezai Rrokaj. Ai do të sfidojë Ilir Metën në garën për kryetar të LSI-së në 6 nëntor ku do të votojë e gjithë anëtarësia.