takimi i berlinit
Qeveria e Kosovës duhet të shprehet zyrtarisht për diversionet e kryeministrit të Shqipërisë në Berlin
Dje kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi në një intervistë televizive se gjatë samitit të Berlinit i ishte bërë shumë presion për heqjen e taksës 100% ndaj mallarave serbe.
Është e pritshme që kancelarja Merkel dhe presidenti francez Macron të kërkojnë një gjë të tillë. Gjermania dhe Franca e kanë shprehur edhe më parë publikisht këtë qëndrim. Por presioni i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në këtë drejtim është tipikisht shqiptare dhe manifeston krizën e thellë të të dyja vendeve.
Haradinaj: Presione nga Merkel, Macron, Thaçi dhe Rama për heqjen e taksës 100%
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar në një lidhje direkte nga Berlini, për Televizionin Koha në Kosovë, se gjatë takimit ka patur presione për heqjen e taksës me Serbinë.
Ti kishe veshur ato atletet!
Agjencia Telegrafike Shqiptare ka përcjellë sot disa “lajme” nga takimi i Berlinit. Në përpjekjen sfilitëse të bëjë lajm aty ku në fakt nuk ka ndonëse takimi duhet pasqyruar, Agjencia ka vënë në punë të gjitha aftësitë e “kimisë së informacionit” për të nxjerrë diçka nga takimi Merkel-Rama. Që ka qenë protokollar.
Takimi i Berlinit, Austria jashtë loje dhe me të edhe shkëmbimi i territoreve
Eksperti austriak për Europën Juglindore në universitetin e Gracit, Florian Baiber mendon se takimi i sotshëm i Berlinit ofron një mundësi të rrallë për të vënë në rrgë disa çështje të rëndësishme të Ballkanit Perëndimor. Sipas tij bashkimi në një qëndrim i presidentit francez Macron dhe kancelares gjermane Merkel është diçka jo e zakonshme, ndërkohë që pala gjermane sipas tij do të kërkojë anullimin përfundimtar të planeve për shkëmbim territory mes Serbisë dhe Kosovës.