Haradinaj: Presione nga Merkel, Macron, Thaçi dhe Rama për heqjen e taksës 100%
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar në një lidhje direkte nga Berlini, për Televizionin Koha në Kosovë, se gjatë takimit ka patur presione për heqjen e taksës me Serbinë.
Ka pasur një propozim ose kërkesë për pezullim të taksës për një kohë, ka qenë një situatë e rëndë. [Situata e rëndë] është krijuar nga kancelarja Merkel, nga Macroni, kryeministri Rama, presidenti Thaçi... të gjithë kanë qenë të mendimit se është mirë të pezullohet për një kohë që t’i jepet shans dialogut. S’kanë qenë kundër meje, por të një mendimi që t’i japim mundësi investimit të Kancelares Merkel dhe presidentit Macron që të ndodhë pezullimi i taksës
deklaroi Haradinaj.
Nëse të gjithë pjesëmarrësit në takim e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre për taksën ndaj Serbisë, kryeministri i Shqipërisë, as flet për këtë çështje që nga nëntori I vitit 2018, kur e quajti atë të drejtë. Në takimin e përbashkët të qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë në Pejë, lidhur me taksën z. Rama është shprehur:
…Serbia po bllokon Kosovën duke kërkuar tërheqjen e njohjeve dhe kjo është provokuese dhe shqetësuese. Goditje pas shpine të Kosovës nga Serbia. Bllokimi i njohjes së Kosovës është ikurajimi i mafieve, siç edhe është shprehur ish-ministri britanik. Serbia jep goditje të njëpasnjëshme pas shpine Kosovës dhe ky është reagimi i tarifës 100%.
Tarifa 100% është një vendim iracional në kushte normale, por krejt normal në kushte iracionaliteti si ato që përvijon qasja e dyfyrë e Serbisë. Kush e sheh tarifën 100% si aspekt ekonomik atëherë gabon, por kjo tarifë është si kundërpërgjigje politike. Zero tarifa brenda gjashtë mujorit të parë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërise. Tashmë është koha që të vendosim tarifa 100% në veri dhe zero tarifa në jug. Kush e konsideron si kërcenim të ulet dhe tja shpjegojmë. Brenda 6 mujorëshit të parë të vitit të parë: Njohje të plotë të të gjitha dokumenteve. Çfarë jepet në Shqipëri do të njihet në Kosovës dhe anasjellta. Ne nuk jemi shqiptarët dhe serbët, ne jemi shqiptrarët dhe shqiptarët
A mund të merret seriozisht ky njeri?
Add new comment