Takimi i Berlinit, Austria jashtë loje dhe me të edhe shkëmbimi i territoreve
Eksperti austriak për Europën Juglindore në universitetin e Gracit, Florian Baiber mendon se takimi i sotshëm i Berlinit ofron një mundësi të rrallë për të vënë në rrgë disa çështje të rëndësishme të Ballkanit Perëndimor. Sipas tij bashkimi në një qëndrim i presidentit francez Macron dhe kancelares gjermane Merkel është diçka jo e zakonshme, ndërkohë që pala gjermane sipas tij do të kërkojë anullimin përfundimtar të planeve për shkëmbim territory mes Serbisë dhe Kosovës. Gjermania dhe tani mesa duket edhe Franca janë kundër ndarjeve etnike që janë sugjeruar si zgjidhje praktike për konfliktin e ngrirë shqiptaro-serb.
Nga ana tjetër, Baiber vë në dukje edhe diçka tjetër që ka rëndësi. Austria mungon në këtë takim dhe kjo ndodh sepse Vjena zyrtare ka humbur ndikimin e vet në Ballkan nën drejtimin e Sebastian Kurz. Ishte një austriak i afërt me Kurz, Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn, që promovoi i pari idenë e shkëmbimit territorial, për të cilën sot nuk ndihet më. SHBA përmes zyratrit të lartë të DASh, Mathew Palmer ka bërë të qartë se nuk dëshirojnë një variant apo një tjetër, por një marrëveshje të dakordësuar të cilën do kërkojnë ta shohin në fund.
Nga kjo pikëpamje, takimi i Berlinit i kushtëzon shumë tre politikanët që premtuan se do ndanin kufij: Hashim Thaçin, Aleksander Vuçiç dhe pas tyre sa për garniturë me atlete, Edi Ramën. Do të ishte komike të shihej sesi këta të tre do të ndërronin tonin për një çështje kaq të ndjeshme, ndërkohë që Vuçiç ka deklaruar para samitit se nuk do të tolerojë për Kosovën. Por nëse Serbia bie dakord të heqë dorë nga ideja e shkëmbimit apo rishkimit kufitar, atëherë edhe heqja e tarifës 100% nga qeveria e Kosovës është e kuptueshme. Çka do të thotë se nëse kjo arrihet u humbën muaj të tërë me përrallat e Thaçit, Vuçiçit dhe buzëpërveshjet e Edi Ramës.
Add new comment