të dhënat
Mburoja BE-SHBA për Privatësinë. Arrihet marrëveshja transatlantike për sigurinë e të dhënave personale
Ndërkohë që Europa po adopton legjislacion të ngjashëm me “Patriot Act” në SHBA, si pasojë e akteve terroriste, në planin e jashtëm, gjërat kanë kahje të kundërt. Komisioni Europian njofton përmes një deklarate për shtyp se është arritur një marrëveshje me SHBA-të për krijimin e një kuadri transatlantic për shkëmbimin e të dhënave personale. “Mburoja BE-SHBA e Privatësisë”, siç quhet buron si nevojë e një vendimi të Gjykatës Europiane të të Drejtave, të datës 6 tetor 2015, sipas të cilit Kuadri ekzistues nk është më i sigurtë.
A është pakësuar puna “në të zezë”?
Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, numri i personave kontribues në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore në vitin 2014 ishte 655 mijë, ose 94 mijë më shumë se në vitin 2013. Kjo rritje prej 17% e kontribuesve të skemës së detyrueshme lë të kuptohet se ka patur një ulje domethënëse të punës “në të zezë”.
Por a janë të sakta shifrat që ka publikuar Instituti i Sigurimeve Shoqërore?
Tregëtia me pakicë, 7.8% rritje
INSTAT-i njofton se në tremujorin e tretë 2015, indeksi i volumit të shitjeve në Tregëtinë me Pakicë është rritur 7,8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Ndërkaq, në grupin e Tregëtisë me Pakicë, pa përfshirë këtu Tregëtinë me Pakicë të Hidrokarbureve, ky indeks ka pësuar një rritje prej 15,1 % kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm.
Siguria e të dhënave afër zeros. Një video ku tregohet thyerja e portalit të QKL-së
“TemaTv” ka publikuar sot një video të një hakeri që pretendon sesi ndërhyhet në të dhënat e arkivuara në serverat dixhitale të tyre. Sipas video në fjalë rezulton se mbrojtja e të dhënave në Shqipëri, ndonëse investimet nuk kanë munguar, është thuajse inekzistente. “Vetëm pak orë para se të niste një aktivitet i quajtur Hack Day Tirana, i organizuar nga Ministria e Inovacionit, pikërisht për këtë shqetësim publik, vjen edhe sfida.
Shqipëria nën kërcënimin e varfërisë ekstreme
Shqipëria po përballet përditë e më shumë me realitetin e rënies ekonomike dhe varfërisë. Aspekte të trashëguara në ekonomi dhe në shoqëri, këto po shfaqen përherë e më shumë me forcë. Banka Botërore ka publikuar shifrat e varfërisë në Shqipëri nga të cilat rezulton se brenda periudhës 2008-2012, numri i personave nën minimum është trefishuar. “Sipas standardit ndërkombëtar, Banka klasifikon si individë në varfëri ekstreme ata që jetojnë me më pak se 1.9 dollarë në ditë të shprehura sipas standardit të fuqisë blerëse.
Për PD-në korriku ishte muaji i dështimit dhe korrupsionit në financa; Qeveria fshehu të dhënat
“Qeveria vazhdon të fshehë të dhënat zyrtare për financat e muajit korrik, edhe pse zyrtarisht duhej të ishin publikuar me 20 gusht”. Në një dalje të sotme për mediat nga selia blu, këshilltari i grupit parlamentar demokrat për Financat, Dorian Teliti tha se informacionet paraprake tregojnë se muaji korrik është sërish një gërshetim i dështimit me korrupsion dhe të ardhurat nga doganat dhe tatimet janë shumë më poshtë se sa plani. Sipas tij, mungesa e transparencës në këtë drejtim, është thjesht thellim i abuzimit dhe mbulim i hajdutërisë masive në tatime e dogana.