Për PD-në korriku ishte muaji i dështimit dhe korrupsionit në financa; Qeveria fshehu të dhënat
“Qeveria vazhdon të fshehë të dhënat zyrtare për financat e muajit korrik, edhe pse zyrtarisht duhej të ishin publikuar me 20 gusht”. Në një dalje të sotme për mediat nga selia blu, këshilltari i grupit parlamentar demokrat për Financat, Dorian Teliti tha se informacionet paraprake tregojnë se muaji korrik është sërish një gërshetim i dështimit me korrupsion dhe të ardhurat nga doganat dhe tatimet janë shumë më poshtë se sa plani. Sipas tij, mungesa e transparencës në këtë drejtim, është thjesht thellim i abuzimit dhe mbulim i hajdutërisë masive në tatime e dogana. “Kërkojnë ta fshehin këtë gropë financiare që u kushton qytetarëve, me aksione propagandistike, por në fund janë shifrat që vlejnë dhe jo llafet. Muaji korrik është sërish dramatik në mbledhjen e të ardhurave, ku mungojnë para në buxhet për rrugë e shkolla, për çerdhe e kopshte, për rritje pagash e pensionesh. Por ky muaj është nga ana tjetër një parajsë për kontrabandistët dhe klientelën e qeverisë, që shmangin detyrimet, ndajnë paratë me zyrtarët duke shtuar pasurinë dhe luksi”, u shpreh Teliti. Ai tha se Partia Demokratike e dënon me forcë mungesën e transparences dhe përpjekjen e dëshpëruar për të mbuluar korrupsionin dhe dështimin.
Add new comment