sulme

Anullon urdhërin për të sulmuar Iranin

Postuar në 21 Qershor, 2019 09:50

Nisjen e sulmeve kundër Iranit kishte miratuar presidenti amerikan Donald Trump si kundërpërgjigje për rrëzimin e një droni të ushtrisë amerikane nga forcat iraniane, por pak orë më vonë anuloi urdhrin e tij, sipas gazetës “The New York Times”.

Urdhëri i Trump parashikonte goditjen e disa objektivave në territorin e Iranit, veçanërisht radarëve dhe sistemeve raketore, sipas burimeve nga zyrtarë të lartë qeveritarë amerikanë që kishin marrë pjesë në konsultime.  

Pse po sulmohet Lulzim Basha nga klani Berisha?

Postuar në 09 Mars, 2018 23:24

I vetmi që nuk ka reaguar për kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA dhe lidhjeve të dyshuara me rusët është Sali Berisha, heshtja e të cilit lë të ekspozuar Lulzim Bashën përballë sulmeve që po i adresohen nga disa anë. Është naive të besohet se një ofensivë e tillë politike ndaj kryetarit të Partisë Demokratike mund të linte indiferent Sali Berishën, për më tepër për një temë si proamerikanizmi dhe antiPutinizmi. 

Chomsky: Trump mund të inskenojë sulme terroriste për të rritur mbështetjen

Postuar në 30 Mars, 2017 12:11

Pas rënies së ligjit të kujdesit shëndetësor dhe popullaritetit në ulje  të presidentit Trump në sondazhet e fundit, akademiku i krahut të majtë dhe intelektuali Noam Chomsky është duke bërë thirrje për vigjilencë ndaj "flamurit të rremë" për  sulme të mundshme terroriste që sipas tij mund të propagandohen për të mbështetur presidentin dhe nismat e tij për të hequr amerikanët të drejtave të tyre kushtetuese.
Sipas Chomsky, pasi votuesit do të shohin se  premtimet e tij janë "një kala rëre," Trump do të shkojnë në masa ekstreme për të mbledhur mbështetje.

Llalla në kundërsulm me njoftime shtypi: Ambasadori Lu na ka demotivuar

Postuar në 09 Shkurt, 2017 11:33

Përplasja mes Prokurorisë dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë nuk do të mbetet me kaq. Prokuroria ka dalë sot me një njoftim, ku ndonëse nuk përmend emra thotë se për shkak të sulmeve publike, prokurorët tashmë janë kthyer në subjekte të shantazhit dhe kërcënimit nga persona që përballen me ligjin për veprat penale që kanë kryer, duke iu referuar një rasti në Krujë. Një mesazh indirekt me prapavijë të fortë politike për ambasadorin amerikan që ditët  e fundit sulmoi ashpër Prokurorin e Përgjithshëm.

Valë e re terrorizmi pritet të godasë Europën

Postuar në 03 Dhjetor, 2016 09:55

Vendet europiane mund të përballen me sulme terroriste të militantëve të Shtetit Islamik. Alarmi vjen nga Europol.Përmes një raporti të bërë publik të premten, Europol paralajmëron  se gjithnjë e më shumë luftetarë të huaj po tentojnë të vijnë në Europë dhe disa dhjetëra sulme mund të jenë gati. Taktikat e reja te shtetit islamik, mund të jenë që nga makinat bombë deri tek rrëmbimet e njerëzve.

Pse Italia është e kërcënuar nga terrorizmi?

Postuar në 08 Tetor, 2016 11:31

Hija e terrorizmit ka mbuluar Evropën pas sulmeve vdekjeprurëse që lanë gjurmë të pashlyeshme, duke  krijuar një realitet të ri për qytetarët e vendeve të prekura nga pasuesit fanatikë të Shtetit Islamik, të cilët jo vetëm që nuk kanë frikë të humbasin jetën e tyre, por në vend të kësaj ata dëshirojnë që bashkë me gjakun e "të pafeve" të derdhet dhe gjaku i tyre si provë e besnikërisë absolute dhe përkushtimin ndaj Allahut.

Amerikanët një hap para me informacionin, qarkore për sulmet që kërcënojnë Europën

Postuar në 01 Qershor, 2016 10:24

Departamenti amerikan i Shtetit nxori një paralajmërim për amerikanët që udhëtojnë në Evropë mbi rrezikun e sulmeve të mundshme terroriste që vënë në shënjestër ngjarje të mëdha, vende turistike, restorante, qendra tregtare dhe të transportit. Paralajmërimi, i cili skadon më 31 gusht, 2016 thekson se “numri i madh i turistëve që vizitojnë Evropën në muajt e verës paraqet objektivat më të mëdha për terroristët që planifikojnë sulme në vende publike, sidomos në ngjarje të mëdha.”

Daily Mail: Putinit po i bëjnë dosjen gati për krime lufte

Postuar në 06 Mars, 2016 11:22

Shërbimet britanike të inteligjencës janë duke përpiluar një dosje të fshehtë të sulmeve të veçanta, të cilat mund të çojnë Presidentin rus përballë akuzave për krime kundër njerëzimit në një gjykatë ndërkombëtare.

"Vaterloja" e dytë në Francë. Bilanc tragjik me 153 të vdekur nga kasaphana e ISIS në Paris, bota në shok

Postuar në 14 Nëntor, 2015 03:31

Hidhërim të thellë dhe shok në mbarë botën kanë shkaktuar aktet terroriste në Paris ku në 6 sulme mbetën të vdekur 153 persona.
Bilanc tragjik i një kasaphane që duket se ka si autor Shtetin Islamik që përmes një postimi kanë kanë marrë përsipër përgjegjësinë e sulmeve. është hera e parë që perëndimi goditet nga sulme kamikaze që tronditën jo vetëm Francën.

Alarmi i shërbimit sekrete: ISIS po planifikon sulme në Britani

Postuar në 30 Tetor, 2015 08:09

Në Britani, shefi i Shërbimit Sekret, MI5, ka deklaruar se Shteti Islamik po planifikon të kryejë sulme terroriste me viktima në masë. Andrew Parker, në fjalimin e tij të tretë publik që kur u zgjodh në këtë post përpara dy vitesh, thotë se niveli i kërcënimit ndaj terrorizmit në ishull është më i larti në 32 vitet e fundit. Sipas tij, Shërbimi Sekret britanik ka mundur të eliminojë gjashtë komplote terroriste vetëm gjatë vitit të fundit.

Pages

Subscribe to RSS - sulme