Anullon urdhërin për të sulmuar Iranin

Postuar në 21 Qershor, 2019 09:50

Nisjen e sulmeve kundër Iranit kishte miratuar presidenti amerikan Donald Trump si kundërpërgjigje për rrëzimin e një droni të ushtrisë amerikane nga forcat iraniane, por pak orë më vonë anuloi urdhrin e tij, sipas gazetës “The New York Times”.

Urdhëri i Trump parashikonte goditjen e disa objektivave në territorin e Iranit, veçanërisht radarëve dhe sistemeve raketore, sipas burimeve nga zyrtarë të lartë qeveritarë amerikanë që kishin marrë pjesë në konsultime.  

Goditjet ishin parashikuar për t’u bërë mëngjesin e kësaj të premte për të minimizuar numrin e civilëve në radhët e forcave të armatosura iraniane. Avionët ushtarakë ishin pozicionuar, por asnjë raketë nuk u lëshua për shkak të revokimit të urdhërit. Sipas gazetës, tërheqja e papritur e Trump është e treta në rendin e zbrapsjeve të presidentit amerikan për të ndërhyrë në Lindjen e Mesme pas dy tentativave në Siri në vitin 2017 dhe 2018.

"Mbetet megjithatë e paqartë nëse do kryhen sulmet ndaj Iranit"-thekson Times, duke shpjeguar se anullimi i sulmeve mund të ketë ndodhur sepse Trump thjeshtë ndryshoi mendim ose qeveria amerikane është e paqartë  në lidhje me strategjinë e operacioneve ushtarake në Lindjen e Mesme.

https://www.nytimes.com/2019/06/20/world/middleeast/iran-us-drone.html?action=click&module=Top%20Stories&pgtype=Homepage

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.