Llalla në kundërsulm me njoftime shtypi: Ambasadori Lu na ka demotivuar
Përplasja mes Prokurorisë dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë nuk do të mbetet me kaq. Prokuroria ka dalë sot me një njoftim, ku ndonëse nuk përmend emra thotë se për shkak të sulmeve publike, prokurorët tashmë janë kthyer në subjekte të shantazhit dhe kërcënimit nga persona që përballen me ligjin për veprat penale që kanë kryer, duke iu referuar një rasti në Krujë. Një mesazh indirekt me prapavijë të fortë politike për ambasadorin amerikan që ditët e fundit sulmoi ashpër Prokurorin e Përgjithshëm.
“Prokuroria e Përgjithshme është vënë në dijeni se sjelljet intimiduese kundër prokurorëve, si zyrtarë të rëndësishëm të shtetit, janë shtuar ndjeshëm. Nisur nga kjo situatë, Prokuroria e Përgjithshme shpreh angazhimin e plotë për mbështetjen e çdo prokurori të Republikës që ushtron detyrën në përmbushje të plotë të ligjit dhe Kushtetutës. Gjithashtu, Prokuroria e Përgjithshme do të vijojë të kërkojë me forcë nga të gjithë folësit publikë që të tregojnë maturi kur komentojnë punën e prokurorëve. Prokuroria e Përgjithshme, duke ritheksuar mbështetjen e saj për Reformën në Drejtësi, vlerëson se fjalori kundër prokurorëve, i përdorur për të justifikuar ndryshimet ligjore, ka demotivuar këta të fundit, të cilët, gjithësesi po vijojnë të përfaqësojnë denjësisht shtetin në proceset penale për persona të përfshirë në vepra penale”-thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.
Add new comment