Daily Mail: Putinit po i bëjnë dosjen gati për krime lufte
Shërbimet britanike të inteligjencës janë duke përpiluar një dosje të fshehtë të sulmeve të veçanta, të cilat mund të çojnë Presidentin rus përballë akuzave për krime kundër njerëzimit në një gjykatë ndërkombëtare.
“DailyMail” shkruan se MI6 dhe Policia britanike po heton sulmet ndaj civilëve nga avionët e luftës ruse në Siri, me qëllim të kallëzojë penalisht presidentin Vladimir Putin për krime lufte. Sipas saj, detektivi Scotland Yard ka fluturuar në Liban për të monitoruar sulmet ajrore në Sirinë fqinje, mes pretendimeve se bombarduesit rusë kanë shkaktuar qindra viktima civilë duke synuar spitalet dhe shkollat e vendit.
Disa ditë më parë Sekretari i Jashtëm Philip Hammond ka paralajmëruar Moskën që goditja e spitaleve dhe shkollave në Siri ‘mund të përbëjë krime lufte”.
Add new comment