sociologjia
Pragu i notës mesatare, më i lartë për sociologjinë në Shqipëri se për mjekësinë në Itali
Se Shqipëria është vendi i paradokseve nuk është risi. Kjo vihet re në çdo fushë. Dhe për sa i përket pragut të notës mesatare për tu pranuar në programet e shkollave të lartë ia kalojmë Italisë. Ja një krahasim. Për të ndjekur studimet në mjekësi në Universitetin e Padovës ka një kriter të notës mesatare për studentët nga vendet jo të Bashkimit Evropian.
Terapia e Plagës Sociale. Çfarë mësojmë nga dishepujt e Jezusit?
Tema e këtij punimi të shkurtër ka të bëjë me mënyrën sesi trauma në vetvete mban të lidhur marrëdhënien e veçantë të një komuniteti me gjithçka i ndodh, por edhe me traumën në vetvete. Vepra e Caravaggio-s e titulluar “Mosbesimi i Tomasit” (1601-1602) na krijon mundësinë të shohim nëse përtej sjelljes së "Tomasit", i cili kqyr me mosbesim plagën e Jezusit pas ringjalljes, trauma është baza dhe konteksti që i bën dishepujt e Jezuit të përqëndrohen tek plaga e tij dhe jo rreth faktit të vdekjes apo ringjalljes.
E Drejta dhe shoqëria
Të paktën prej viteve '80, e drejta dhe shoqëria përbëjnë një temë e cila nuk përmendet shumë në Perëndim. Por duket se në Shqipëri kemi nevojë ta trajtojmë këtë çështje gjerësisht, sidomos në kuadrin e zhvillimeve më të fundit. Ndryshe nga ajo që ndodh rëndom në shumë vende perëndimore, në Shqipëri, socialja dhe ligjorja duket të kenë pak, ose aspak lidhje me njëra-tjetrën. Në vija të përgjithshme, ndoshta është kjo arsyeja që shpjegon problemin kryesor në Shqipëri, zbatimin e ligjit.
Vilfredo Pareto dhe rregulli 80/20
Edhe pse ndoshta emrin nuk mund ta sjellin ndër mend, rregullin e famshëm 80/20 në shpërndarjen e pasurisë, sipas të cilit 80% e pasurisë zotërohet nga 20% e popullsisë, një rregull ky që ai besonte se ishte i vlefshëm për të gjitha kohërat dhe vendet, besoj se e kujton gjithkush nga studimet e kohës së universitetit. Ky rregull, në shkencat ekonomike dhe sociale njihet si Parimi Pareto (dhe Shpërndarja Pareto) dhe i atribuohet një prej ekonomistëve më të mëdhenj neoklasik të shekullit të njëzetë, italianit Vilfredo Federico Damaso Pareto (1848-1923).