Pragu i notës mesatare, më i lartë për sociologjinë në Shqipëri se për mjekësinë në Itali

Postuar në 08 Tetor, 2024 21:34
 Jak Simoni

 

Se Shqipëria është vendi i paradokseve nuk është risi. Kjo vihet re në çdo fushë. Dhe për sa i përket pragut të notës mesatare për tu pranuar në programet e shkollave të lartë ia kalojmë Italisë. Ja një krahasim. Për të ndjekur studimet në mjekësi në Universitetin e Padovës ka një kriter të notës mesatare për studentët nga vendet jo të Bashkimit Evropian.

Nota mesatare e shkollës së mesme duhet të jetë gjashtë e më lart. Natyrisht, për të ndjekur studimet në mjekësi në Itali duhet të bësh dy teste pranimi dhe të radhitesh në vendet që u korrespondojnë kuotave, por të paktën nota mesatare nuk i pengon ata që duan të provojnë aftësitë e tyre.

Në fakt për maturantet italian as ky kriter nuk është. Me këtë mesatare në Shqipëri nuk mund të pranohesh as në degë si histori, filozofi, sociologji, letërsi etj.  Megjithëse kuotat në universitete janë të paplotësuara. Natyrisht, në programet me të kërkuara nota mesatare le të jetë kriter shkualifikimi, por nuk ka pse të jetë prag dhe më i lartë se në Itali aty ku ka vende.

Pse mos t'u jepet një mundësi atyre që janë kujtuar vonë për të studiuar; apo prindërit e tyre nuk kanë ditur apo mundu të manovrojnë me mënyrat tona “të duhura” për të marrë notat të mira në gjimnaze: mënyra që duhet të kapërcejmë Ballkanin në drejtim të lindje apo jugut për të gjetur ngjashmëri. Për më tepër, kjo pengesë nuk do të jetë, se jemi në kushtet e shpopullimit të  vendit kryesisht nga të rinjtë. Është e drejtë kushtetuese kalimi nga një cikël studimi në një tjetër.

Lërini të rinjtë të provojnë veten dhe në fushën e dijes, dhe në vendin e tyre, para se ta provojnë në “fushat” e  sporteve të ligjshëm, ose jo, kudo nëpër botë. Dhe jo vetëm në formimin profesional, sepse rrezikojmë një deformim njerëzor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.