Skenderbeu
Teza se lufta e Skëndërbeut kishte katakter fetar nuk qëndron (Video)
Historiani Muhamet Mala hedh poshtë pretendimet se lufta e Skëndërbeut kishte karakter fetar, një tezë që artikulohet kryesisht në disa rrethe fetare në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Mala thotë se Skëndërbeu luftoi edhe kundër venedikasve e edhe kundër osmanlinjve për të mbrojtur shtetin që kishte krijuar. Sipas tij, kushdo që përpiqet që t’i japë karakter fetar luftës së tij, bën sulm të rëndë ndaj popullit shqiptar.
Analiza e njëanshme e burimeve historike
Pjesë e celebrimit të pesëqind vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, që i shërbente regjimit të Enver Hoxhës si mekanizëm legjitimues dhe konsolidonte te masa një memorie kolektive (të vetmen e lejuar) të standardizuar, nuk mund të mos ishte kodifikimi historiografik i Skënderbejadës, duke e analizuar atë fazë nga plane të ndryshme dhe filtra të njëjtë e natyrisht duke shqipëruar disa burime të kohës. Koço Bozhori në 1967 dhe Selami Pulaha një vit më vonë sollën në shqip, me ndihmën e disa bashkëpunëtorëve, fragmente nga një sërë burimesh osmano-bizantine të fokusuara në shek. XIV-XV.
Spektakli identitar me Skënderbeun
Me ose pa planifikim, Talha Uğurluel, i sojit të rrëfimtarëve të turbo-historisë, mori famë si historian në botën virtuale shqiptare, e natyrisht si turk, falë një videoje të xhiruar pranë varrit të Skënderbeut, veprimet e të cilit interpretohen me njësitë matëse të një historiografie të sakralizuar, që, duke pretenduar përcaktimin e të Mirës dhe e të Keqes, e ndan të shkuarën në funksion të raportit Ne/Ata, jo thjesht me personazhe, por me heronj e tradhtarë.
Kërkohet monumenti i Skënderbeut në Nish. Kryebashkiaku: “Nuk ka lidhje historike me qytetin. Njësoj sikur në Bujanovc të ngrihet busti i Bruce Lee”
Skënderbeu vazhdon “të hapë” telashe. Kësaj radhe pak më në Veri, në Nish të Serbisë. Jonuz Musliu ka propozuar që monumenti i tij të ngrihet në këtë qytet të Serbisë, por kryetari i Bashkisë së Nishit, Zonar Perisic, citohet nga “B92” se ky propozim është i pavend dhe përbën një sulm politik. “Mendoj se është i pavend. Për aq sa e njoh unë histoinë, dhe e njoh goxha mirë, Skënderbeu nuk ka lidhje serioze historike me qytetin”, thotë ai.
Pse Kadare habitet me shqiptarët
Shkrimtari i njohur Ismail Kadare thotë se ka mbetur i habitur nga festimet për ditëlindjen e tij. “Ka miq të mitë që nuk kënaqen me asgjë, se thonë se duhej bërë më shumë. Por jo, nuk jam dakord. Është bërë shumë për mua, madje edhe ndjeva një lloj habie,” thotë shkrimtari në një telefonatë nga Parisi pë gazetën Panorama. Kadare shpreh edhe keqardhjen që askush nuk u kujtua për përvjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut. “Vetëm pak ditë më parë ishte përvjetori i vdekjes së Skënderbeut, në datën 17 janar. Vetëm ditën e vdekjes i njohim atij.
Nga i merr mësimet Taulant Balla dhe Partia Socialiste e Shqipërisë
Kemi parë qeverinë të këshillohet nga ish-kryeministri Tony Blair dhe të adoptojë modele të Francës dhe Gjermanisë në sheshimin e problemeve me fqinjët, por në fakt në thelb të filozofisë së qeverisjes së majtë qëndrojnë mësimet që vijnë nga historia. Këtë e ka zbuluar për herë të parë Taulant Balla, teksa përshëndeti anëtarësimin e 250 të rinjve të Librazhdit në Partinë Socialiste.
Gjyq për përdorimin e imazhit të Skënderbeut në pasaportat biometrike
Një proces jo i zakonshëm për Shqipërinë është ai që ka vënë në lëvizje vajza e skulptorit, Odhise Paskali, Floriana Paskali. Ajo kërkon dëmshpërblim nga shteti shqiptar për përdorimin që i është bërë imazheve të monumentit të Skënderbeut, që ndodhet në qendër të Tiranës, në pasaportat biometrike të qytetarëve shqiptarë. “Kjo vepër artistike është riprodhuar në pasaportat biometrike. Nuk është marrë leja e trashëgimtarëve dhe kanë të drejtë tashmë të përfitojnë dëmshpërblimin përkatës, pasi e drejta e autorit mbrohet deri në 70 vjet pas vdekjes. E drejta e autorit mbrohet me ligj.
Historike, një ekip shqiptar në play off-in e Champions League
Futbolli shqiptar i klubeve është vetëm 90 minuta larg ëndrrës për t'u bërë pjesë e elitës europiane të futbollit për këtë sezon. Skëndërbeu fitoi edhe ndeshjen e kthimit me moldavët e Milsamit dhe kaloi me meritë në fazën play off të Champions League. Kampionët e Shqipërisë mundën 2 me 0 moldavët në Elbasan Arena me dy gola të Salihit dhe Prognit. Kundërshtari i Skëndërbeut në play off-in e Champions do të përcaktohet në shortin që do të hidhet të premten.