Nga i merr mësimet Taulant Balla dhe Partia Socialiste e Shqipërisë

Postuar në 02 Nëntor, 2015 11:10

Kemi parë qeverinë të këshillohet nga ish-kryeministri Tony Blair dhe të adoptojë modele të Francës dhe Gjermanisë në sheshimin e problemeve me fqinjët, por në fakt në thelb të filozofisë së qeverisjes së majtë qëndrojnë mësimet që vijnë nga historia.  Këtë e ka zbuluar për herë të parë Taulant Balla, teksa përshëndeti anëtarësimin e 250 të rinjve të Librazhdit në Partinë Socialiste. Janë gjëra që shqiptarët i kanë mësuar që në arsimin parafillor dhe klasën e parë, por kuptimi dhe rëndësia që ky mesazh merr kur adoptohet nga Partia Socialiste, Taulant Balla thotë se duhet të bëjë krenar të gjithë shqiptarët.

“Të jesh sot anëtar i Partisë Socialiste është një krenari e përkatësisë në partinë më të madhe të shqiptarëve.

Ne kemi mësuar nga Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, se cfarë mund të bëjmë së bashku nuk mund ta bëjmë dot të vetëm. Cfarë mund të bëjë bashkësia e Partisë Socialiste për të mirën e Shqipërisë sonë nuk e bën dot më mirë asnjë parti tjetër.

Përkatësia në partië më të madhe të shqiptarëve, është kontribut për Shqipërinë e gjeneratës tjetër”-deklaroi para të rinjve në Librazhd, Taulant Balla, krahu i djathtë i kryeministrit dhe një nga politikanët me të ardhme në Partinë Socialiste.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Per Zotin, nqs Taulant Balla eshte, apo e quan vehten pasardhes te Skenderbeut, atehere une propozoj qe Skenderbeu te mos konsiderohet me Hero Kombetar. Del e tepron Taulanti i vetem, e nuk na duhen me heronj te tjere.

Shenim: Une nuk jam nga Librazhdi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.