Librazhd

Rama: Do dalim në interpelanca për hallet e popullit

Postuar në 14 Korrik, 2017 11:47

Duke folur nga Librazhdi, Edi Rama tha se çdo punonjës i administratës duhet që ti përgjigjet qytetarëve me mirësjellje dhe t’i mbarojë punë. “Do jetë një mekanizëm me një ushtri të tërë të qeverisë për ta ndjekur një problem deri në fund. Personit do ti jepet përgjigje edhe kur nuk ka të drejtë. Në të njëjtën kohë do të merren masa për të gjithë shkaktarët e kësaj torture. Shkeljet i bëjnë ata që paguhen nga taksat tona dhe rrinë në zyrat e shtetit në pritje për të grabitur njerëz. Ne do ta bëjmë administratën që të thonë “mirëmëngjes”, “mirëseerdhe”, “ju lutem”, “faleminderit”.

Braktisin shkollën për t’u martuar. Feja po rikthen zakone të vjetra në provincën shqiptare

Postuar në 26 Mars, 2017 16:29

Diçka po ndodh në provincën shqiptare e cila ka kohë që qëndron jashtë vëmendjes. Ky është roli i fesë në përpunimin dhe kapitalizimin social të shtresave të margjinalizuara të shoqërisë. Kjo ndodh shpesh në shumë vende, por nuk ka sesi të miratohet kur normat që adoptohen vijnë ndesh me kohën, me të drejtën e njeriut për të zgjedhur.

Haxhinasto i bie rrotull aksit Kavajë-Plepa. Leksione për solidaritet dhe vullnetarizëm. Asnjë zanore apo bashkëtingëllore për përgjegjësitë e tij

Postuar në 28 Maj, 2016 16:23

Shqipëria ka më shumë vullnetarizëm dhe solidaritet. Kështu është shprehur sot nga Librazhdi, ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, i cili kishte menduar që të shfaqej para mediave bashkë me disa nxënës të shkollës “Vasil Kamami” në pastrimin e sinjalistikës së dëmtuar. Rruga është pjesë e aksit Rrogozhinë – Kapshticë, ka kushtuar 7 miliardë lekë dhe për sinjalistikën duhen 300 milionë euro. Këto tha ministri.

Spital pa ngrohje, pacientë me ngrohëse me vete

Postuar në 02 Janar, 2016 15:21

Spitali i Librazhdit nuk ka ngrohje dhe pacientët marrin ngrohëse me vete nga shtëpia. Kështu raporton “Top-Channel” që shton se situata vijon e njëjtë prej tre vitesh. “Prej gati 3 vitesh, në Spitalin e Librazhdit nuk ka ngrohje. Pacientët mundohen të përballojnë temperaturat e ulëta të dimrit duke marrë ngrohëse me vete, por kjo nuk është e mjaftueshme, pasi edhe këto ngrohëse nuk u lejohet t’i mbajnë gjatë të gjithë kohës të ndezura. Jashtë kamerave, edhe personeli shprehet se e ka shumë të vështirë të punojë në të tilla kushte, kur temperaturat janë nën zero.

Një femër në krye të policisë së Librazhdit

Postuar në 03 Dhjetor, 2015 21:40

Policia Policia e Shtetit ka emëruar të parën femër në detyrë komanduese. Largimi nga detyra e shefit të Komisariatit të Librazhdit, Gramoz Dafko, ka hapur rrugën për Kryekomisare Anila Popa (Hamiti) që ka kryer studimet në Francë. Dafku, i cili kishte  rreth dy vjet në këtë detyrë, është emëruar oficer krimesh në Komisariatin nr. 3 në kryeqytet. 

Nga i merr mësimet Taulant Balla dhe Partia Socialiste e Shqipërisë

Postuar në 02 Nëntor, 2015 11:10

Kemi parë qeverinë të këshillohet nga ish-kryeministri Tony Blair dhe të adoptojë modele të Francës dhe Gjermanisë në sheshimin e problemeve me fqinjët, por në fakt në thelb të filozofisë së qeverisjes së majtë qëndrojnë mësimet që vijnë nga historia.  Këtë e ka zbuluar për herë të parë Taulant Balla, teksa përshëndeti anëtarësimin e 250 të rinjve të Librazhdit në Partinë Socialiste.

Subscribe to RSS - Librazhd