Rama: Do dalim në interpelanca për hallet e popullit
Duke folur nga Librazhdi, Edi Rama tha se çdo punonjës i administratës duhet që ti përgjigjet qytetarëve me mirësjellje dhe t’i mbarojë punë. “Do jetë një mekanizëm me një ushtri të tërë të qeverisë për ta ndjekur një problem deri në fund. Personit do ti jepet përgjigje edhe kur nuk ka të drejtë. Në të njëjtën kohë do të merren masa për të gjithë shkaktarët e kësaj torture. Shkeljet i bëjnë ata që paguhen nga taksat tona dhe rrinë në zyrat e shtetit në pritje për të grabitur njerëz. Ne do ta bëjmë administratën që të thonë “mirëmëngjes”, “mirëseerdhe”, “ju lutem”, “faleminderit”. Që kur tu trokasë njeriu në derë, të çohen në këmbë, jo të përplasin derën në fytyrë. Është një mal i lartë për tu ngjitur, por ose do ta ngjisim, ose nuk ia kemi dalë dot”, tha Rama.
Sipas tij “Anëtarët e qeverisë kanë detyrimin që të shkojnë dhe të përgjigjen në Parlament sa herë të thirren në interpelancë nga një grup deputetësh. Ne duam të bëjmë të njëjtën gjë që anëtarët e Qeverisë të kenë detyrimin të paraqiten në interpelancë me anëtarë të këtyre grupeve të koalicionit tonë me njerëz të zakonshëm”.
Add new comment