shtirja
Politika u shtir sikur bëri reformën. Tani radha e popullit të shtiret sikur beson se ka zgjedhje të ndershme
Fitore. Standarde, hapet rruga për negociata, integrimin. Çfarë ka ndodhur? Qenka miratuar reforma zgjedhore. Janë dhënë garanci më shumë për popullin shqiptar. Të votojë i qetë dhe ndershmërisht.
Nëse lexon dokumentin aty sheh ca rregulla "të reja" për institucionet administrative, një identifikim elektronik, që është pesë me hiç dhe ca arnime kozmetike. Për këto çikërrima, Partia Demokratike aktroi sikur të ishin Konferenca e Paqes në Versajë, duke marrë pas vetes edhe një deklaratë kortizonike nga ambasada amerikane:
Ia ka marrë dorën tani
Edi Rama ja ka marrë dorën. Ta bëjë kuvendin sipas vendit. Kur sheh të mirat e pushtetit, milionat radhë – radhë, kur ndjen sesi çdo gjë varet nga ty, edhe humori i shoqërisë, e ardhmja, këto të duken çikërrima.
Antikonformizmi – nëse ndonjëherë ka qenë sepse ngjan e pamundur që një qytet si Tirana të prodhojë antikonformistë realë – hidhet pas. Si një uniformë e vjetër e një kohe tjetër.
Aktrimi ynë kolektiv*
Sot paska vdekur ish-ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës dhe ish-kryeministri i Kosovës, z. Bajram Rexhepi. Ngushëllime familjes së Bajram Rexhepit!